Kryeministri Edi Rama ka shpërndanë sot në qytetin e Korçës, çertifikatat e pronësisë. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “nuk kemi ardhur thjeshtë për të diskutuar por për t’i dhënë rrugë një procesi tejet të rëndësishëm”.
Më tej, kreu i qeverisë tha se “sot do të dorëzojmë titujt e pronësisë për një grup qytetarësh të një zone informale që ka karakteristika të vecanta, që pavarësisht se ndërtimet janë bërë pa leje, së bashku ju jeni kujdesur të lini hapësirat e nevojshme për rrugët mes ndërtimeve. Ju paguani të gjitha taksat vendore dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm për tu theksuar sepse e bën detyrimin e bashkisë dhe të qeverisë ndaj jush edhe më të madh përderisa sjellja juaj qytetare dhe kontributi juaj qytetar për detyrimet që i takojnë secilit në një komunitet është me të vërtetë për t’u respektuar”.
Duke u ndalur te procesi i legalizimit, Kryeministri ritheksoi se ne do t’i japim titujt e pronësisë për të gjithë pa asnjë dallim dhe pas asnjë vonesë me përjashtim të kohës që do duhet për plotësimit të dokumentacionit”.
Duke vënë në dukje se nuk do jenë më familjet që do shkojnë tek ALUIZNI, por e kundërta, Rama tha se nëse gjithë dokumentacioni që deri dje kushtonte një djall e gjysëm, do plotësohet falas dhe nuk do merret asnjë qindrakë në momentin që ai dorëzohet.
”Kush ka ndërtuar në tokën e tij kuptohet që s’ka asnjë detyrim dhe do marrë menjëherë në dorë dokumentin e pronësisë. Kush ka ndërtuar në tokën e shtetit duhet të kontribuojë me qëllim që me atë fond të shlyhen ish-pronarët dhe në këtë mënyrë të mos ketë asnjë konflikt mes tyre dhe ish-pronarëve që nesër atyre të mos u trokasë askush në derë”, garantoi shefi i qeverisë