Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Milano. Në këtë takim Rama foli për programin për një Rilindje Shqiptare, duke u ndalur në mënyrë të posaçme, mbi ato pika të programit, të cilat lidhen me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, pika që janë pritur me optimizëm dhe entuziazëm prej të pranishmëve në sallë.
“Mendojmë se duhet të ndërtojmë një rrugë të përbashkët, ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi të investojë në Shqipëri, në rast se do ta bëjë këtë, ku gjithsecili prej jush të kthehet në Shqipëri për pushime, në rast se do ta bëjë këtë. Ne kemi propozuar dy herë vendosjen e votës së emigrantëve dhe kemi synuar që, të gjithë emigrantët të mund të votojnë aty ku jetojnë. S’ka qenë e mundur, sepse PD ka qenë plotësisht kundër, dhe në fakt s’ka se si PD të ishte pro, kur mendon se kryeministri i sotëm i Shqipërisë nuk ka zhvilluar në 8 vjet, asnjë takim me emigrantët, asgjëkundi”, deklaroi Rama.
Duke folur për të drejtën legjitime të emigrantëve për të votuar aty ku jetojnë, Rama fillimisht i është referuar fillimisht propozimit ligjor të PS për këtë qëllim dhe refuzimit nga PD. “Ne kemi propozuar dy herë vendosjen e votës së emigrantëve dhe kemi synuar që të gjithë emigrantët të mund të votojnë aty ku jetojnë. Kjo nuk ka qenë e mundur. Nuk ka qenë e mundur sepse PD ka qenë plotësisht kundër dhe në fakt nuk ka sesi PD të ishte pro, kur mendon se kryeministri i sotëm i Shqipërisë nuk ka zhvilluar në 8 vjet asnjë takim me emigrantët asgjëkundi. Nuk ka shkuar asnjëherë t’i shikojë në sy, ta shohin në sy dhe t’i dëgjojë për çfarë kanë për të thënë emigrantët”, ka thënë kryesocialisti.
Për kreun e PS janë dy arsyet kryesore pse vota e emigrantëve është e rëndësishme dhe e domosdoshme: “Duam të bëjmë të mundur votën e emigrantëve për zgjedhjet e mëpasme. Për ne është e rëndësishme dhe është një detyrim moral i shoqërisë shqiptare ndaj të gjithëve ju, që secili prej jush aty ku jeton të ketë të drejtën ta shprehë vullnetin e vet për atë dhe ata që duhet të qeverisin Shqipërinë me votë. Nga larg, nga Italia, nga Greqia, nga Amerika, apo nga kudo qoftë emigrantët jetojnë. Dhe ka dy arsye themelore për këtë: E para sepse ju jeni kontributorë të drejtpërdrejtë në ekonominë kombëtare të Shqipërisë, nuk jeni taksapagues shqiptarë, por jeni financues të drejtpërdrejtë të ekonomisë kombëtare të Shqipërisë dhe si të tillë ju keni jo vetëm të drejtën, por keni edhe detyrimin që të shpreheni me votën tuaj se si e mendoi ju qeverisjen dhe kush duhet ta qeverisë Shqipërinë dhe jo të kushtëzoheni që të vini patjetër në Shqipëri për të votuar. Së dyti vota juaj është shumë e rëndësishme dhe është e domosdoshme për të marrë një vendim të drejtë sovran kur Shqipëria bën zgjedhje sepse jue ndiqni politikën shqiptare jo drejtpërdrejt të lidhur me interesa të ngushta dhe vota juaj, qëndrimi juaj është i pashantazhueshëm dhe i padeformueshëm për shkak të interesave që shantazhojnë apo deformojnë votën e shumëkujt në Shqipëri”.
Së bashku me Edi Ramën kanë qenë në këtë takim edhe sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj, kandidati për deputet, Parid Cara, dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.
O Edo.Emigranteve mundohu tu sigurosh te drejten e votimit,nese don sinqerisht qe ti maresh ne konsiderate.Per te tjerat ata ,emigrantet,nuk kane pare hajer nga asnje qeveri deri me sot,perveç se i kane perdorur si viktima grabitjeje tek trau i doganes.Emigrantet ju(politikanet)as i shisni e as i blini dot politikisht,pra nuk mundni ti perdorni per interesat e familjeve respektive.Ju kete e dini mire,prandaj dhe kur jeni ne pushtet ju vini shkopinj ne rrota emigranteve per te mos votuar.EMIGRANTET JANE E VETMJA FUQI E NDRYSHIMIT NE SHQIPERI.Une kete radhe nuk te votoj Ty,as familjen tende politike,une do te votoj ndryshimin.Meqenese do te votoj ndryshimin do te perfitosh ti nga rasti.Sa per investime nga emigrantet,mendohu mire se po shterojne te ardhurat e tyre nga emigracioni.Mos u bazo shume tek ta.Shiko Shqiperine dhe burimet e pasurive qe ka ajo.Keshtu te thote Hasani.
Hasan, mos fol me se e prish.
Hasan, …qendro tek vota byrazer!
Berisha dhe partia demokratike nuk i harroj emigrantet.Partia demokratike dhe Berisha i mashtroi,mbasi i perdori mire e mire ne kohet me te veshtira per ta jo vetem per voten por dhe per shume drejtime te tjera dhe me ne fund mbasi mori pushtetin i hodhi gjithe premtimet se bashu me emigrantet ne hijen e arreses.Partia socialiste nuk duhet te perserise perseri te njejtin skenar te pd tani ne ikje por te inkurajoje emigrantet per te hapur bizese ne vendin e tyre pa i rjepur ata por duke i ndimuar ne procedurat ligjore,kaq kerkojne emigrantet ne keto momente asgje me teper.