Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama në QSUT: Lentet e syrit falas për pacientët!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Rama në QSUT: Lentet e syrit falas për pacientët!
AktualitetLajmi i funditPolitike

Rama në QSUT: Lentet e syrit falas për pacientët!

Leda Hysa
Published January 20, 2019
Share
SHARE

 

Kryeminisitri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në QSUT. Kreu i qeverisë deklaroi se tashmë lentet e syrit janë falas për pacientet. Rama tha se sigurisht që shëndetësia ka halle, por sipas tij, ndryshimi është epokal.

“Lentet janë falas, ndryshe do u shkonte 350 dollarë një sy, 700 dollarë gjithsej“, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë vizitoi edhe disa nga pacientet, ku nuk munguan batutat.

Rama: Spitali është i poshtër kur e sheh nga larg

Pacienti 1: Po po

Rama: Po dolem në Tv do thonë ky është i FRESSH

Pacienti 2: Të thonë ç’të duan

Rama: Ju trajtuan mirë? Ju morën lekë

Pacienti 3: Jo Jo

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” do të ketë së shpejti një depo të re farmaceutike, investim i qeverisë shqiptare prej 18 milionë euro. Depoja farmaceutike është një investim jetik për garantimin e sigurinë më të lartë dhe një shërbimi cilësor farmaceutik. Në kantierin e punimeve, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Do ketë 7 dhoma frigoriferike, me të gjitha kushtet optimale që duhan për barnat që vijnë. Ka një magazinë të madhe për të gjithë pjesën e serumeve dhe të gjithë elementëve të tjerë. Çdo bar që futet në QSUT është i skanuar me një barkod dhe gjithashtu kur del, deri sa shkon tek pacienti, gjithashtu me barkodin e vet. Është një investim, i cili siguron dhe garanton cilësi,” – tha ministrja Manastirliu, duke theksuar se çdo vit blihen 18 milionë euro barna dhe pasja një depoje me standarde të larta ishte një domosdoshmëri.

Mes tjerash, Rama u shpreh se në spitalet e vendit ka mjekë dhe infermiere të devotshme, por nuk përjashtoi faktin se ka edhe nga ata të cilët siç theksoi Kryeministri na “turpërojnë”.

Kryeministri Rama vlerësoi e mbështeti punën e mjekeve në sistemin spitalor të vendit. “Këtu dhe në spitalet në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermierë shumë të devotshëm, kuptohet, ka edhe nga ata që na turpërojnë, por e vërteta është që unë e kam parë me shumë njerëz që kalojnë nga spitali, që ndryshojnë mendim kur bëjnë shërbimin, se presin keq dhe ju del mirë,” – u shpreh Kryeministri.

l.h/ dita

Leda Hysa January 20, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • I. S. Muri says:
    January 20, 2019 at 1:52 pm

    Bera nje ankese me shkrim te zyra e ankesave te QSU ne korrik 2017 dhe ende nuk kam marre pergjigje.

    Hedh para shteti te permiresoje kushtet aty, por a e ndryshon dot mentalitetin e punonjesve aty?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?