Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh pas lajmit për vdekjen e biznesmenit Xhemal Çela, makina e të cilit u hodh në erë më eksploziv.
“Hidhërim për biznesmenin që humbi jetën nga dhuna barbare. Vullnet i palëkundur për të mos u ndalur në luftën e nisur me krimin. Tolerancë zero!” shkruan Rama në Twitter.
Ndërkohë policia ka marrë dëshminë e mbi 30 personave për këtë ngjarje.
Sipas Panoramës, policia thekson se Çela ka pasur përplasje të hershme.
Ai ka pasur një konflikt të mëparshëm, por po hetohet edhe për shkak të aktivitetit të tij në fushën e ndërtimit.
Çela kishte firmën e ndërtimit Enigma dhe kishte ndërtuar tre pallate në zonën e Plazhit dhe në Golem.