Partia Socialiste mbështet thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë për çështjen e anëtarit të LSI-së në KQZ dhe nuk pranon të bëhet pjesë e asnjë marrëveshjeje që cenon Kodin Zgjedhor. Qëndrimi i prerë erdhi sot nga kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një konference për shtyp nga selia rozë.
Rama tha se thirrjet e SHBA-së dhe BE-së janë të forta dhe të qarta dhe PS nuk toleron shkeljen e Kodit Zgjedhor dhe tentativën e paligjshme për të uzurpuar KQZ-në.
“Kuturisja e Saliut për ta kthyer shumicën prej kartoni në një kamikaz që hedh në erë KQZ-në, deklaratat e troçta të SHBA-së dhe BE-së janë thirrje të forta që një marrëzi e tillë të mos ndodhë. Nisma e zëvendësimit të një anëtari të KQZ përmes Parlamentit është e paligjshme. KQZ në momentin e marrjes së mandatit nuk ka më asnjë varësi nga parlamenti dhe politika. Ne do ta respektojmë Kodin Zgjedhor dhe as do të tolerojmë shkeljen e tij për të uzurpuar KQZ-në dhe as të bëhemi pjesë e ndonjë marrëveshjeje që anashkalon kodin. Asnjë parti nuk ka më asnjë lloj të drejte të ndërhyjë në përbërjen e KQZ-së. Dua të theksoj se në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk duam të hyjmë në marrëveshje për ndryshimin e KQZ. Ky është momenti që Saliu të mendojë si të iki me nder nga pushteti”, tha Rama.
Kreu i PS-së u shpreh i bindur në fitoren e së majtës në 23 qershor. “Edhe sikur votat të numërohen në shtëpinë e Saliut, largimi i tij është i pashmangshëm”, tha ai.
Zhgenjim! Tani na del neper konferenca e na mbron anetaret e LSI-se, qe deri dje i quante hajdut, vrases, paterica, te korruptuar…kurse tani na ben avokatin e djallit!!! Ne vend qe te merresh me ceshtje qe cenojne vetem interesin tuaj partiak, mundohuni te fokusoheni edhe tek populli i thjeshte, c’mendojne ata realisht. E vleresoj iniciativen qe po ndermerr PD, vete Kryeministri ka bere zgjedhjen e duhur duke krijuar grupe takimi me njerez te thjeshte. Ideja qe sapo eshte anoncuar per t’i bere pyetje te drejteperdrejta duhet vleresuar http://www.youtube.com/watch?v=QFSqdeFQyHQ&feature=youtu.be
Klea vogel mos qaj, Sala jot do te haj ngjalat e fresketa ne Burg. Qe tani po mendon ta mobiloje qeline e tij ne burg, Ka marr nje specialist nga Kosova. E ka emrin SaliQi
Me vjen keq qe Rama nuk po ben asgje tjeter vecse nje fushate te mjere, duket nga vet konteksti i tij qe po i fton partite e tjera ne koalicion sepse e shef veten te humbur si parti e vetme…
Ai duhet te zgjedhi rrugen e duhur qe te jete me afer me te rinjet dhe popullin shqiptare .. Z.Berisha po mban nje qendrim te fyer ndaj te rinjeve qe eshte e ardhmja e vendit, Bravo i qofte…
http://youtu.be/QFSqdeFQyHQ…
Berisha ka katandisur si Igli Toska ne 2005-en, qe duke qene ne maxhorance dhe minister i rendit bertiste: mi vodhen zgjedhjet. Bile ky eshte edhe me keq se eshte kryeminister. Ha, ha, ha. I ka mbetur vetem analisti Hoxha dhe ndonje tjeter.
Per te gjithe te rinjte sidomos per ata qe e kane heren tyre te pare qe votojne, qe te dine se kujt tja japin kete vote, nepermjet ketij linku dhe takimit te radhes qe kryeministra Berisha do te beje me te rinjte e Shqiperise ne townhall ne Fier, te gjithe mund ti bejne pyetje live ose videot e tyre ti dergojne ne adresen [email protected] ose ne facebook.com/partiademokratike.
http://www.youtube.com/watch?v=QFSqdeFQyHQ&feature=youtu.be
Zoti Rama, besojme shume njerez se eshte momenti ti behet nje ftese zyrtare AKZ. Sa me e madhe fitorja aq me mire.
P.S- Ne 1974 ne Vlore Hysni Kapo inspektoi plantacionet e dardhave, nderkohe Drejtori i Fermes i tha: -Na vjedhin dardhat shoku Hysni-Epo mbillni me shume ia kthehu Hysniu qe edhe te vjedhin edhe te mbeten akoma…:D