Pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së, kreu I PS-së, Edi Rama, iu përgjigj interesit të gazetarëve për çështjet që janë diskutuar. “Folëm për ekonominë, zgjedhjet dhe të ardhmen e vendit”, tha Rama. Më tej, ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve të lira në qershor ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. “Ata që duan zgjedhje të lira në qershor duhet të dinë se vota e tyre do të jetë e paprekur. Nuk do të lëmë Shqipërinë vetëm kësaj here”, tha Rama.
Takimi i sotëm mes ambasadorëve të vendeve të BE-së, në të cilin ishte ftuar edhe Rama, ishte organizuar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.
Faleminderit zoti Rama vetem per perpjekjet qe po beni ne menyre permanente, qe ne kete vend te respektohet verdikti i popullit. Ky eshte edhe dallimi i ndare me thike mes Jush edhe Sali Berishes &company. Saliu ngerdheshet si hajdut i zoti perpara popullit, ndersa populli duhet te mesoje se hajduti nuk eshte per tu admiruar, perkundrazi ne nje shoqeri te lire (kaq te varfer sa jemi duhej te ishim shume te lire)secili merr ate qe i takon dhe nuk ja vjedh tjetrit per te vjedhur pastaj gjithe shqiptaret. Jam plot shprese se me ne fund per here te pare Europianet do ti lene per nje moment mosmareveshjet qe kane midis tyre dhe ti kthejne syte nga Shqiperia, pra te mos bien ne gabimet e meparshme te cilat kane kushtuar shume edhe per ata vete…