PS organizoi sot një tryezë për dhunën ndaj fëmijëve. Gjatë fjalës së tij, kreu i PS-së, Edi Rama, u ndal në përdorimin e nxënësve të shkollave në mitingjet politike. Sipas kryesocialistit Rama, detyrimi i mësuesve dhe nxënësve të shkolla që të marrin pjesë në mitingje duhet të konsiderohet vepër penale. “Nuk duhet që nxënësit e shkollave të vihen në rresht dhe të shkojnë në mitingje. Kjo të konsiderohet vepër penale. Një drejtor që merr me zor mësuesit dhe nxënësit dhe i dërgon në miting duhet të çohet në burg dhe mos të trajtohet si militant”, tha Rama.
Po mo Edi po, si nuk i le njëherë mënjanë këto piruetat.
Po a nuk kanë qenë organizatorët e Ps që kërkonon mbështetjen e bashkive të majta kur ti bëje ato protestat e mëdha? Do thotë ndonjëri po këtë e bën edhe Berisha… Këto dihen. Berisha duhet të dalë në pension, dhe kam frikë se do dalë vullnetarisht e këto lëvizjet e pista e Rametës do dalin një bllof që do t’i sjellin PS më shumë humbje se fitime.
Po si nuk u munduar të pyeste as, kryesinë, mirë elektoratit që i aka bërë m*** me kohë?
Ça turpi, kështu vetëm sa fyen inteligjencën e atyre që votojnë. Mba militantët, me shëndet!
Si ka mundesi te shkoj ndermend e ne goje, Edi Rama ndeshkimin me burg te mesuesve, me duket marrezi e madhe, papergjegjshmeri totale…paralajmerim serioz per te ardhmen e ketij vendi…
O Ed Rama, po ti e mban veten per qytetar e perendimor, or burre i dheut!
Ti e di pse mesuesi detyrohet te sillet ne kete menyre, duhet ta dish me se s’ben, nese pretendon te behesh kryeminister 9edhe) i tyre, mesuesve.
Kjo plage, nxjerrja e femijeve neper fushe-klithmash te politikes, s’eshte histori e re, edhe ne sheshet ku ke bertitur deri ne shurdheri ti, ka pasur femije…jo vetem me Saliun, pra, por edhe me nanon edhe me Meten, me te gjithe ju shpuren e deleguar per marrje pushteti me mashtrim…
Por se paku asnje nga te tjeret si ty, nuk ka shkuar ndermend “burgim per mesuesit”, sic para-sugjeron ti…Na ruajt Zoti nga demone te tille!
Kjo pune, abuzimi me femijet do te nderpritet vetem kur prinderit dhe mesuesit dhe shqiptaret ne pergjithesi, do behen zot te vetes, Ed Rama, dhe kjo mund te ndodh vetem kur ata te jen pronare te dickaje, te prones qe kane pasur dhe askush s’ua kthehu, te prones se duarve dhe te mendjes se tyre ne ate qe realizojne sot, ata duhen bere pronare ne pergjithesi, Ed rama…
Vetem atehere femijet dhe mesuesit e prinderit e tyre nuk do shkojne pas teje, dhe politikaneve te tjere, vetem kur te mos varet buka e gojes nga Ju, ata nuk do nxjerrin femijet ne metingje ku ju bertisni e ngjireni, duke bere sikur jeni per te ardhmen e tyre!
Duhet te kerkoni ndjese te sinqerte, nese ndodh te jeni shprehur pa dashje, ose nese shtypi (qe po te bje shume ne qafe keto dite!) ka ndryshuar mesazhin e kercenimeve tuaja per mesuesit!