Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në një takim për prezantimin e planit strategjik për reformën doganore dhe agjencisë britanike “Crown Agents”, e cila është pajtuar nga qeveria shqiptare për asistencë doganore.
Rama tha se reforma në sistemin doganor do të jetë rrënjësore. Sipas kryeministrit, përtej shifrave në rritje dhe zgjidhjes së problemeve akute, reforma do të jetë më shumë transformim rrënjësor i institucionit dhe kulturës së punës në dogana.
“Duhet riformatuar roli i këtij institucioni. Koha e re është vulosur më 1 milion vota për mirëqeverisje dhe nuk pranon institucione të vjetra të keqqeverisjes, ku korrupsioni puqej me kushtet mesjetare të shërbimit. Kushte si ato të doganës së Durrësit apo Hanit të Hotit, që janë mishërimi më domethënës i zhvlerësimit të shtetit, biznesit e çdo qytetari.
Dogana shqiptare duhet të bëhet se s’bën si çdo doganë evropiane. “Kufijtë ndajnë, doganat afrojnë”, është slogani që flet qartë për rëndësinë që ka dogana si institucion.
Këta tre muaj të parë të punës së doganave janë hedhur hapat e parë në rrugën e duhur dhe kanë dalë dhe problemet akute që i tregojnë faktet dhe shifrat. Shifrat flasin për përpjekje të lavdërueshme, por qasja jonë ndaj punës së doganës nuk ka të bëjë me shifrat e një tremujori as me zgjidhjen e problemeve akute, por me transformimin rrënjësor të institucionit dhe kulturës së punës në të. Kjo është arsyeja që kemi kërkuar asistencën e Crown Agents”, tha ai.
Rama theksoi se sipas kontratës me Crown Agents, kontrollet mujore të saj do të sjellin rritje në 1 për qind të GDP.
“Ajo çka presim është kontributi i paçmuar në transformimin rrënjësor të doganave. Kompania do të ndërmarrë sipas kontratës 450 kontrolle në muaj dhe po sipas saj do të na mundësojë rritje me 1 për qind të GDP-së nga të ardhurat dhe doganat”, tha ai.
O ZOTERI I NDERUAR, FUSHATA MBAROI, TANI NUK PINE ME UJE FJALITE QE FILLOJNE ME “DO TE”.
KUJT JA THUA TI DO TE JETE, KUJT JA VE SI DETYRE????!!!!
SHUME DAKORD ME KOMENTIN E MEPARSHEM. RAMA, DO QE TE KALOJE I NJEJTI MESAZH SI AI I DULLES HOXHA: “uji eshte i paster siper por qelbet poshte” PER TE SHPETUAR IMAZHIN E TIJ NGA MOSBERJA E REFORMAVE DHE DENIMIT TE ATYRE QE E PERDHUNUAN KETE VEND PER VITE ME RADHE. Shqiptaret, duan ta kuptojne se asnje pushtet i asnje lloji nuk autoprivohet prej privilegjeve te veta, aq me pak ai shqiptar. KJO DO NDODHE VETEM KUR SHQIPTARET TA MARRIN ME VERTET NE DORE TE ARDHMEN E KETIJ VENDI E JO TA BESOJNE ilirave dhe salive me pamje te ndryshme 😉 por durim, ajo dite nuk duket ende ne horizont
DOGANAT NUK E RRISIN GDP-NE ZOTI RAMA.
GDP-ja dhe prodhimi shqyptar duhet te behet prioriteti i qeverise se RILINDJES, aspak brockullatme taksat famoze PROGRESIVE per barkderrat e biznesit albanez dhe aq me pak reformat ne doganat me kompani angleze qe ne vendet e tjera te rajonit i kane perzene me dajak ne dore. Por GDP-ja dhe prodhimi shqyptar nuk mund te rriten me demagogji politike siperfaqesore dhe me klishe propagande te pergatitura nga kalemxhinj profesioniste te llafoqylit, sepse jane tregues ekonomike serioze qe kerkojne pune dhe BYTHE dhe jane baza e mireqenies dhe standardit te jeteses senje populli dhe nje vendi, prandaj nuk hane PYKA socialiste. Per kete arsye Edi Rama le te filloje me mire te plugoje Drejtesine e munguar ne vendin tone me NDESHKIMIN e bandes mafioze vrastare dhe kusare te Sali Berishes dhe t’i leje mburrjet e tjera per me vone.
Se cfar mendon dihet po kjo fjala reform zevendsoje me fjalen zevendsim me militant.Ka ka ardhe koha te flasem ne kohen e tashme: Une e bera e jo ne te ardhemen do ta bej.Ti do ti bejsh kur para ardhesi juaj Nano tu kthej parat e piramidave.