Partia Socialiste ka organizuar sot një tryezën për dhunën në familje. Gjatë fjalës së tij, kreu i socialistëve, Edi Rama, tha se shifrat e kriminalitetit në vend janë në nivele alarmante, mes të cilave edhe ato të vrasjes së femrave.
“Çështja e krimit nuk është një çështje që trajtohet dhe zgjidhet vetëm në përplasje me krimin. Transformimi nuk ka ndodhur, në vitin 2011 kishte një shifër të vrasjes së grave 19, ndërsa PS përmes deputetes socialiste Vasilika Hysi solli një paketë për dhunën në familje. Mirëpo në vitin 2012, vrasja e grave shkoi në 24. E pra Shqipërisë nuk i mungojnë 3 ligje për të hyrë në Europë, por pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor”, deklaroi Rama.
Kryesocialisti Rama tha se dhuna në rritje brenda familjes është tregues i rrënimit të përgjithshëm. Sipas tij, në vitin 2005, kur PD erdhi në pushtet, numri i vrasjeve ishte më i vogël, ndërsa sot numërohen 12 mijë vrasje më shumë, si një shifër e papranueshme në raport me të shkuarën dhe vetë kontekstin e Europës ku Shqipëria kërkon të integrohet.
Rama theksoi se policia shqiptare është më e keqpaguar se çdo polici në rajon, madje punonjësit e këtij sektori që përballet me krimin e nuk marrin më as shpërblimet dhe as orët shtesë.
Shqiperise i mungojne intelektuale, se keta qe kemi patur deri tani, qysh nga koha e Zogut e deri tani ne kohen e Saliut, jane intelektuale te kazanit te qeverise, qe po dolen kunder qeverise dhe udheheqesit, slejohen te presin ne rradhe per tu ushqyer ne kazanin e qeverise.
Shqiperise i mungon vetem nje gje: nje opozite e vertet qe te drejtoje popullin dhe ti kundervihet qeverise se paligjshme dhe vrastare te Berishes. Kjo i mungon vendit ton. Nje opozite qe vendos vendin dhe popullin para interesave klanore, nje opozite qe nuk bie ne kompromise te errta dhe ndryshon kushtetuten e votuar nga populli ne referendum, dhe e ndryshuat naten si hajdudet. Kjo i dha me shume pushtet Berishes dhe fale ketij ndryshimi tendin ai mori pushtetin. Pse ska me pushtete te pavarura? Sepse ti ndryshove kushtetuten me Berishen. Tani me shume vota duhet per te zgjedhur avokatin e popullit se presidentin, a ka me parlament qesharak se ky i yni? Kush e beri te munder kete? Kush e ka fajin per kete? PS me ne krye Edi Ramen. Dhe ti ke goje e flet per pushtete te pavarura kur vet ja bere te mundur nje gje te tille Berishes? TRADHTAR!!!!!
Kjo eshte nje E VERTETE SHUME DOMETHENESE !
Shqiperise nuk i mungojne vetem tre ligje….
Por sidomos PUSHTETI I PAMVARUR I DREJTESISE !
Dhe persa kohe Drejtesia ne Shqiperi do te jete ne doren e B A R B A R I T ….
Krimineli dhe Hajduti, rrenacaku dhe Paranojaku me pushtet, rrezik se mund te largohet me zgjedhje….
Sepse zgjedhjet i manipulon siç ka manipuluar deri tani !…
Qofsha i gabuar, por Barbari i i Shpellave te Vicidolit, nuk do largohet pa nje
“Pranvere shqiptare” !….