Kryeministri Edi Rama nisi një takim me mjekë dhe infermierë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke kujtuar se si ka qenë dikur qendra më e rëndësishme mjekësore në vend.
““Dikur shumë vite më parë vija rregullisht këtu se bëja vaksina për alergjinë. Atëherë kishte vetëm hije pishash dhe njerëz që lëviznin në këmbë. Në korridore kishte vetëm pastërti. Kur në korridor shfaqej ndonjë nga profesorët e mëdhenj, të gjithë përuleshin me respekt. Atëherë buxheti ishte më i vogël se sot. Para pak kohësh vizitova një mik në një spital në Paris. Edhe pse spitali kishte shekuj që ishte ndërtuar, asgjë nuk kishte ndryshuar prej shekujsh. Kur po përgatisja këtë fjalë, më vinin në mend, fjalët e Nolit: Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë milet,” – tha Rama.
“Zor të gjendet një shëmbëlltyre më kuptimplotë e degradimit se ky spital. Një shëndetësi e sëmurë prej korrupsionit është mallkimi më i madh.Do ti lajme borxhet menjëherë pasi është e kotë të kërkojmë nga të tjerët nëse qeveria nuk merr përgjegjësitë e veta. Pasi të lajmë borxhet duhet të mbështetet brenda një sistemi të ri organizimi dhe padyshim që nuk është i vetmi prioritet shlyerja e borxheve. Spitalet të jenë hapësira të një solidariteti shoqëror dhe një fryme europiane të marrëdhënieve mes mjekeve, personelit shëndetësor, administratës me qytetarin dhe pacientët. Unë besoj se ky spital në radhë të parë nuk ka nevojë për më shumë lekë por për një tjetër sistem.” u shpreh Rama.
“Vetëm për një vit, janë 430 mijë dollarë ilaçe të skaduara. Këtu ishin 29 bare dhe restorante, kioska, tezga, duhan e alkool gjithandej. A është ky spital? Ky as nuk duket si spital dhe nuk është spital për kohën e sotme, për gjithë ata para që janë hedhur gjatë 20 viteve,” vijoi Rama.
Duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithë personelit mjekësor, Rama nënvizoi se objektivi i qeverisë është garantimi i autonomisë së spitaleve.
“Nuk besoj se mund të ketë shoqëri të shëndetshme pa bashkëpunimin e protagonistëve në çdo sektor. Prandaj unë dua bashkëpunimin tuaj, për të ndalur një orë e më parë inercinë e rrënimit dhe duke nisur bashkë punën drejt autonomisë spitalore. Objekti ynë është që në harkun e këtyre viteve që kemi mandatin për të qeverisur ne ti përmbushim të gjitha këto hapa, që autonomia e spitaleve të jetë e garantuar.”- u shpreh kryeministri.
Sipas shefit të qeverisë, “përpara një të sëmuri, mjalti i ëmbël i gënjeshtrave, mos u mërzit se do bëhesh më mirë, është vetë vdekja dhe ilaçi i vërtetë që je për thikë, është vetë jeta. Ne do ta operojmë sistemin tonë shëndetësor, se është për thikë jo për mjaltë”. e/h
(vijon)
Skandali me i madh gjendja e mjeruar e spitale dhe mjekesise te koruptuar dhe te udhehequr nga mjeku Berisha biznesmen i demokratures injorante dhe hajdute te vendit…TURP!Fatkeqesija , shkaterimi i vendit dhe kan akoma fytyre e flasin akoma neper ato shurrtoret qe quhen media sot…!
Spitali ka nevoje edhe per me teper leke, edhe per nje tjeter sistem. Po qe per leke, ka nevoje per shume, shume me teper leke dhe pajisje. Po ajo pionierja e bashkise qe ke derguar si drejtorevice, zor t’ja dale ne krye punes…
Ky degradim ka pergjegjesit e vet,emer per emer;qe nga brekedhjeri i historise e me poshte.
Sherimi prej kesaj hataje nis nga ndeshkimi i krimineleve qe e katandisen shendetesine kaluar kampeve te perqendrimit,te luftes se dyte boterore.
Saliu, aliu, liu, iu … ne burg si miu.
Nese do te ekzistonte nje burg per njerezit me zero moral, transformoni nje nga spitalet e shtetit te Sali Berishes, cilin te doni: spitalin e Fierit, te Kuçoves, te Sarandes. Po qe se kjo nuk mjafton per Sali doktorin, mos u lodhni me: shtepi e ka zgjedhur vete atje ku u lind dhe ku u riit ne Viçidol!
Zoti Kryeminister kjo situate ka ardhe si pasoje e injorances (ne rastin me te mire mosdijes) ndaj ndryshimi duhet te filloje qe me shefat dhe “profesorat”. Nje kontroll doktoraturave qe kane kryer dhe shpeton nje here e mire nga ata. A e dini z. kryeminister qe ka shefa (te perjetshem) dhe profesora “te nderum” prej shume dhjetevjeçaresh qe nuk dine te flasin dy fjale ne anglisht!!!!!! Nese mbeshtetesh tek ata dihet rezultati i asaj qe do me be!!!
Z.Kryeminister duhet:
1. futur konkursi periodik per vendin e punes
2. ekzaminimi medikoligjor i rasteve fatale apo te keqmjekuar (te trajtuar ambulatorisht apo ne spital) duhet ti besohet nje ekipi te huaj (po ikin njerzit o zoti kryeminister)!!!!!!!!!
Edhe të vetmen gjë që mund ta mbante të rregullt dhe të pastër plotsisht;SPITALET;Berisha nuk e realizoi;më keq,i shkaterroi duke treguar se mbi të gjitha ai nuk është vërtet mjek,por një dështak mjek,se pêr politikan e qeverisës është skandal:VRASES!
Do donim të paktën në Mjeksi;(shëndetësi) të flisnim mirë sepse si dhe ka diplomën(pika diplomës se këtij karaduzi se doktoratën,si me ka thënë Xhuveli-e afroi pikerisht per shlyerje borxhi,se Xhuveli i firmosi doktoratën me tezë,sipas Xhuvelit,të nivelit mediokër..)duhej të shkelqente këtu! Rama e ka kundergoditje të forte gjendjen e spitaleve,mjeksise sepse Sovrani pret zgjidhje dhe larg duart ne shendetesi nga korrupsioni! Me ligje dhe rregullore të fortë, aty dhe roja dhe infermjerët, mjeket dhe drejtuesit bëhen Njerëz! Rama ka mundësi,nga deshtimi i Sali dështakut!