Edhe pse jo aq intensive sa mbledhja e së mërkurës, edhe në ditën e dytë të takimit me anëtarët e zgjedhur të kabinetit qeveritar në Vlorë, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka këmbëngulur në një pkë të vetme, përmbushjen e detyrave për të cilat shqiptarët i besuan qeverisjen.
Mbledhja e dytë informale e qeverisë, zgjati rreth afro 3 orë, e që u konkludua rreth orës 12.30, por diskutimi mbeti hermetik për mediat.
Në përfundim të tij, Rama, ka postuar në rrjetin social “Twitter” dhe “Facebook” foto nga takimi dhe komentin: ” Detyrat janë tonat – pushteti i popullit” ndërsa në orët mbrëmjes iu rikthye sërish mbledhjes duke zbuluar se në dy ditë, kabineti vendosi piketat e 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë.
“Eksperiencë mjaft pozitive takimi i kabinetit që vendosi piketat e 300 ditëve të para me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë qytetare.”
Por në këtë ditë të dytë të qëndrimit të tij, Edi Rama nuk u fokusua vetëm tek dhënia e direktivave të fundit ministrave të qeverisë së re. Po në mesditë, ai ka rezervuar një takim me kryetar të bashkive dhe komunave të qarkut Vlorë si dhe me deputet të majtë të këtij qarku.
Mësohet se shefi i ardhshëm i qeverisë, njëheras deputet i Vlorës, ka kërkuar nga krerët e bashkive dhe komunave të përfundojnë projektet, pasi puna për zbatimin e tyre do të nisë shumë shpejt.
Çështja e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, ka qenë gjithashtu një teme e rëndësishme e bisedës.
Duke i qëndruar bensik idesë se punësimi duhet bazuar tek metrokracia, Edi Rama ka këmbëngulur që proçesi i marrjes në punë ti besohet konkurseve të forta dhe jo njohjeve miqësore.
Kryeminsitri i ardhshëm, njëkohësisht dhe deputet i Vlorës ka takuar edhe 10 të rinjtë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën që do të hapë në këtë qytet Edi Rama.
“I kënaqur dhe nga takimi me10 të rinj që janë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën time në Vlorë. Konkursi mbyllet në 30 Gusht.”
Sovrani mban shenim! Duket shpresdhënëse Rilindja,dhe këto takime janë të dobishme duke treguar perkushtim, por trasparenca mungon!…Kjo duhet eleminuar,pasi Sovrani që cuditi Ramen dhe Meten,duke varrosur partine kriminale PD dhe njeshin e saj totalitar,pardesybardhin e Ramiz Alisë,Berishën, kërkon të dijë të gjitha opsionet e qeverisë qe ka votuar. 300 ditet e kerkuara do tregojne ecurine dhe seriozitetin e qeverise se z. Rama. Punesimi masiv,nuk mund te bëhet me konkurse e miqesi, por me numer rendor të precizuar me kompiuter ne diten,oren dhe minutën e paraqitjes se të papunit i cili ka lene për shtetin e tij ne dispizicion,emer mbiemer,adrese,arsim dhe kerkese ku mund te punësohet e kontribuojë ne zhvillimin e vendit!Burokracite me konkurse,miqesi,njohje, militantizëm,do crregullojnë të drejtën themelore te cdo njeriu të punësohet!…Pastaj vijne ndeshkimi i krimeve me vrasje qytetaresh na ish qeveria kriminale Berisha dhe lufta kunder korrupsionit!Rendi dhe Borxhi publik detyra plot emergjencë ku Rama do perballet dhe duhet te jete i pergatitur për goditje te ashpra dhe ndryshim ne mentalitetin e mosdenimeve kur ben krim a korrupsion,sepse ligji duhet bere i barabartë për të gjithë! Rama ne pragun e provës së madhe!Sovrani votoi masivisht për një Shqiperi tjeter!Plotsisht moderne dhe europiane!…Duhet vleresuar Sovrani!…Mosrealizimet do kene kosto të lartë politike dhe per vrt Ramën si kryeminister.Menjehere pas 300 diteve ndryshim dhe ndeshkim!…
Piketa numer nje duhet te jete rishikim apo shfuqizimi urgjent i ligjit te importit te plehrave qe na i la peshqesh kuçedra Sali me horrat e tij.Piketa nr 2 duhet te jete pastrimi urgjent i administrates publike nga horrat e paafte dhe parazitet partiake.Piketa nr 3 :Ngritja e nje komisioni serioz per hetimin e pasurise se zyrtareve dhe “biznesmeneve” shqiptare..Disa piketa te tjere nqs na merret parasysh mendimi, duhet te jene :Reforme e thelle ne drejtesi,Reforme e thelle ne arsim(sidomos ate te larte ,pasi eshte shkaterruar totalisht),Reforme e thelle ne shendetesi,ne Rend,etj etj etj.Nuk e di nese do ta tregosh veten qe je burre shteti dhe te mbetesh ne histori si i tille o Edi,apo thjesht do ti shtohesh listes se mashtruesve dhe maskarenjve qe na kane qeverisur per nje kohe te gjate dhe te vazhdosh ta perdhunosh shpirterisht dhe menderisht kete popull.Shpresoj dhe i lutem zotit per te miren e ketij populli te vuajtur,qe te jete kjo e para.
E ka veshtir te korr sukses ne vitin e pare duke patur parasysh buxhetin vjetor qe esht shfrytezuar e shtjerur deri ne gjysmen e vitit per fushat e poena elektoral. Po gjithsesi uroj e besoj ne suksesin e kesaj Qeverie ku angazhimi i shum te rinjeve esht shpresdhenes e pse jo edhe shembull per PD-ne qe i duhet Shqiperise si e reformuar dhe e liruar nga mbetjet fizike e mendore nga Partia se Punes .
Suksese ne rrugen tuaj te veshtire ! Perkushtim dhe pergjegjesira te medha ju presin .Vlora ka shume pune .Ne Vlore jane ngritur kembet dhe u kan rene kokes …..Eshte krijuar nje shtrese “mikroborgjezesh “injorant dhe arogant ,qe ne darke nuk kishin buke ,dhe ne mengjes u ngriten me vila dhe pasurira …..Me falni ,por si nje qytetar i thjeshte ,kam nje mendim : Te ngrihet nje grup i posacem ,per te verifikuar ,,,pasurite e cdo qytetari ,pas viteve 90 -te ! Cdo gje e pa justifikuar ,te sekuestrohet ! .Nuk eshte aspak diktatoriale ,ky mendim …por eshte ne te mire te se Ardhmes ….SEPSE <KUR PASURIA ESHTE VENDOSUR PA DJERSE <AJO SHUME LEHTE BEHET <MJET KOMPROMENTUES !!!DHe po nuk u zhduken nga rrenjet disa krisje ,,shoqeria asnjeherte nuk ka per tu ndrequr !!!!!