Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në takimi e zhvilluar me Drejtorët e Drejtorive Arsimore Rajonale, ka kërkuar rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe vlerësimin e rolit të mësuesit. Kreu i qeverisë e vuri theksin te rritja e cilësisë së mësimdhënies, të vazhdimësisë së karrierës së çdo mësuesi, të bashkëpunimit me prindërit dhe mbi të gjitha, në kthimin e shkollave në qendra komunitare.
Rama u shpreh se reforma e nisur në arsim është një sfidë që sapo ka filluar.
“E domosdoshme që të ecim shumë më shpejt me rritjen e transparencës dhe standardet e performancës së çdokujt që kontribuon në sistemin parauniversitar bashkëlidhur me domosdoshmërinë që hap pas hapi të sigurohet vazhdimësia e karrierës së çdo mësuesi dhe mësuese konform rezultateve dhe vlerësimit të bërë jo vetëm nga drejtuesit por edhe komuniteti i prindërve. Sfida jonë e madhe është shkolla si qendër komunitare.
Dokumenti strategjik është miratuar. Rrjeti i kordinartorëve që do të mbulojë shkollat pilot është ngritur. Nga ana tjetër informacioni për zbatimin e dokumentit strategjik duhet të jetë jo vetëm në disponimin e atyre shkollave që janë përcaktuar si pilot por edhe gjithë drejtuesve në shkollat e tjera. Është një proces që dëshirojmë të marrë një shpejtësi në rritje të vazhdueshme. E rëndësishme të nënvizohet se në vendin e zhvillimit të rajonit i është akorduar një masë e rëndësishme financimi.”
Kryeministri theksoi se do të ketë investime në të gjitha shkollat e vendit dhe se një nga elementët më të rëndësishëm të reformës është edhe dixhitalizimi. Ai theksoi se sfidë mbetën ndërtimi i shkollës si qendër komunitare.
“Do të investohet në të gjitha shkollat e Shqipërisë për të ndërtuar platformën e përbashkët dixhitale. Do garantojë bashkimin në një platformë të gjithë nxënësve në të gjitha skajet e vendit. Duke bërë që cilësia e marrjes së informacionit dhe gjithë procesit të mësimdhënies dhe llogaridhënies të jetë e barasvlershme në të gjithë vendin. Eshtë një projekt gur themeli për të ndërtuar shkollën si bazë komunitare. Bën të mundur një sërë programesh të reja siç është regjistri elektronik”, sqaroi Rama.
Më tej ai bëri me dije se fal kontributit të mësuesve, është bërë e mundur strukturimi i altertekstit, katalogu nuk përfshin rreth 150 tekste. “Bashkëpunimi me mësuesit dhe thithja e mendimit është i sigurt, si një opinion që lexohet dhe filtrohet ashtu siç duhet.”- tha më tej Rama.
Unifikimi i teskteve Kosovë – Shqipëri
Sipas tij, shumë shpejt pritet të finalizohet me sukses unifikimi i koncepteve mësimore Shqipëri-Kosovë. “Në një kohë shumë të shkurtër do kemi një strukturë të përbashkët, pas takimit të ministres Nikolla me homologun e saj të Kosovës. Ky sistem do ketë efekte pozitive për sistemin arsimor. Do rrisim vëmendja ndaj çdo komuniteti, duke shkuar drejt afirmimit të atij trekëndëshi të domosdoshme për të jetësuar politikën tonë në arsim.”- përfundoj kryeministri Rama.
A ke me tere mend zoti kryeminister se do ritet niveli i mesimdhenies? A di se po tallen arsimtaret me keto qe po thua? Dikur zoti kryeminister,kur militantet e PD donin te mbronin Saliun nga Idjotizma te tilla,kur drejtor shkolle vinte nje te pa shkolle,e kur mesues,vendosej nje qe e kishte blere diplomen dhe behej mesues,thoshin qe Saliu nuk i di keto probleme,por po ju pyes Juve qe doni te ngrini arsimin,A E DINI SE KUSH I KA VENDOSUR DREJTORET NE DREJTORITE ARSIMORE,KONKURSI,APO DEPUTETI,MINISTRJA? PO DREJTORET E SHKOLLAVE A E DI KUSH I KA VENDOSUR,KESHILLI I PRINDERVE,KOMISIONI ME ARSIMTARET E VJETER,SHOQERIA CIVILE(keshtu ka folur dhe udhezuar zonja ministre),Jo.I ka vendosur injoranca,i ka vendosur padituria e atyre qe drejtojne arsimin.Si eshte folur,si jane udhezimet dhe si eshte vepruar tregon vetem demagogji dhe injorim te njerezve te afte dhe te perkushtuar per arsimin.A e di Zoti Kryeminister se ne Shkolla jane vendosur drejtore njerez qe nuk kane punuar as 2 muaj mesues ne jeten e tyre? Kerko te dhena dhe do ti gjesh,do skandalizohesh,(po qe se keto qe thua i thua me te vertete,se pak po ju besojme dhe ne qe sakrifikuam per ty).
A e di se shume drejtore ne shume rrethe kane qene antare dhe na kane sulmuar 8 vjet si militante te PD? germo Edi,germo se shumica e drejtuseve ose jane te LSI,ose ish antare te PD.Kete po ta bejne deputet e tu qe edhe ata kane qene kotigjent i PD.Sot te duhen,mbaji,neser i ke si PONT PILATIN,PRA po ja fut kot per arsimin se Ju zoteri nuk e njihni fare realitetin.
Shkrimtari amerikan William Arthur Ward e ka vleresuar keshtu mesuesin :
” Mesuesi mesatar , flet ;
Mesuesi i mire , spjegon ;
Mesuesi i vecante , tregon ;
Mesuesi i madh , frymezon . “
O i nderuar”ZEVZEK” po kur mesuesi mesatar tek ne nuk di te flase?
Po kur drejtori i shkolles nuk ka qene asnjehere mesues,si e ka patrashikuar amerikani,??po kur drejtoria arsimore e rrethit ka nje drejtor qe nuk ploteson as kritetet e Ministrise se arsimit dhe vete ministria e emeron edhe se nuk fiton konkurimin,di gje se ç’far thote amerikani? po kur komisioni,per keto emerime eshte deputeti dhe jo ministria,edhe per kete thote gje amerikani?
Futja kot do thuash,se amerikani flet per shtete dhe kutura te avancuara dhe jo per tribu si ne shqiperi.Faleminderit qe me lehtesove.
Respekte.
Pyetjet tuaja jane retorike. (shqip shqip s’duan pergjigje)
Respekt dhe mirnjohje per punonjesit e arsimit te para viteve 90, arsim qe krijoi nje inteligjence maksimale, me specialiste e shkencetare, qe mund te konkuronin ne bote.
Arsim qe fillonte me nje seriozitet maksimal, qysh ne kopshtet e shumta dhe me edukatore te perkushtuar per punen e tyre.
Sot mbas shkaterrimit total te sistemit arsimor, eshte e nevojshme qe pushteti ti drejtohet arsimtareve , qofshin keta edhe ne pension, per te dhene ndihmesen e tyre, ndihme qe kjo kategori e shkelqyer e edukatereve shqiptare, sdo ta neglizhojne.
Gjithashtu duhet qe mbas hapjes se Shqiperise me boten, arsimi shqiptar duhet te marre shembullin e mesimdhenies, te atyre shteteve elitare dhe nje nga keto shtete, eshte padiskutim Gjermania.
Sistemi 9 vjecar dhe 12-13 vjecar gjerman, ka nje siguri dhe seriozitet qe bind cdo pune-dhenes, per afikasitetin e nje personi.
Gjithashtu universitetet gjermane, qendrojne ne majat e universiteteve boterore.
Prandaj si perfundim, Shqiperia duhet te marre si shembull Gjermanine, jo vetem ne arsim, por edhe ne kulture e infrastukture dhe gjuha gjermane duhet futur gjeresisht neper shkolla.
Europa shume shpejt do te flase gjermanisht.
Arsimi dhe shkenca ne Shqiperi kane kohe qe kane hyre ne ekonomine e tregut. Nga shkolla fillore deri tek doktorturat blihen me cmimin e tregut.