Punonjësit e administratës tatimore dhe doganore do të përfshihen në një proces trajnimi të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, në bashkëpunim me ekspertë të “Crown Agents”. Kryeministri Edi Rama tha sot se ky proces do t’i bëjë punonjësit e administratës të mos e ndiejnë veten thjesht rrogëtarë. Kreu i qeverisë tha se nëse vëmendja të kishte qenë më e madhe në drejtim të kapitalit njerëzor sesa të rrugëve, atëherë ne do të kishim bërë dy herë më shumë rrugë në drejtim të integrimit në Bashkimin Europian.
“Problem kryesor është administrata, pastaj gjyqësori, siguria e titujve të pronësisë dhe më pas kualifikimi i krahut të punës dhe në fund niveli i taksave. Sikur t’u kishim dedikuar po atë pasion e vëmendje që i kemi dedikuar asfaltit me siguri do të kishim shtruar sot dyfish rrugën drejt BE ”, u shpreh Rama.
Rama u shpreh se çdo inspektor dhe drejtues në tatime dhe dogana do t’i nënshtrohet një kursi kundër analfabetizmit fiskal, për të minimizuar në maksimum dhe pse për të mos i zeruar problemet që u krijohen sipërmarrjeve nga ana e administratës tatimore apo doganore.
“Ju duhet të mishëroni vullnetin tonë të palëkundur për të qenë garant të sigurisë së marrëdhënieve mes shtetit dhe sipërmarrësit. Crown Agents gjenden në krahun tonë një moment historik të transformimit të Shqipërisë. Ne duhet me çdo çmim të ndahemi nga një epokë e marrëdhënieve të dhunës, të arbitraritetit të dhunshëm, të arbitraritetit të pakuptimtë të shtetit ndaj sipërmarrësit, sikundër të ndahemi si shoqëri nga ideja se sipërmarrësi përfaqëson botën e punëve të pista, të atij që do të fshehë diçka. Ne duhet të bëhemi pjesë e një kulture europiane, të respektit për çdo sipërmarrës si krijues i mirëqenies më të mirë. Është turpi më i madh për shtetin tonë, që sot nuk shohim një sipërmarrës të vetëm në një kopertinë, në një emision, nuk shohim një ngjarje të vetme ku sipërmarrësi të shihet si shembulli i suksesit. Përkundrazi, çdo sipërmarrës i ikën si djalli temjanit çdo rasti kur puna dhe aktiviteti i tij mund të dalë në sy të të tjerëve, sepse është i tmerruar nga fakti që në derën e tij mund t’i shkonin tatimorët, xhandarët apo krimi i organizuar dhe secili i vendos gjobën për qejfin e vet”, theksoi Rama.
Shume mire qe i ben keto zoti kryeminister,por cfar donte ministri juaj Veliaj ne firmen Austriake te llotarise kombetare per te promovuar bixhos te paster.Ju sikur ne fushate kishit premtuar qe do ti hiqnit licensen te pares kesaj kompania,tani i beni dhe publicitet duke derguar ministrin.Jam dakort qe lojrat e fatit sipas rregullave lejohen ne te gjithe vendet demokratike,por nuk kam pare kurre ne boten e qyteteruar qe ne aktivitetet e saj privat,te shkoje nje minister qe pagohet me leket tona e te promovoje aktivitetin e saj.
Iniciative mjaft interesante dhe e nevojeshme .
Analfabetizmi i trasheguar nga e kaluara ka permasa te cilat i kalojn ato Fiskale ,
nji nder pikat me kritike ku do duhet te koncentrohej z.Kryminister me qeverrine e tij ,
do ishte pikerishte ,analfabetizmi ne drejtimin e Shtetit Shqiptare , ku edhe pse qeverria ka disa muaj qe eshte ndryshuar dhe Shqiptaret nuk shofin akoma qe ky pushtet dhe ky Kryeminister te jet vertet ne rolin qe i takon !
Deri ne kto momente nuk shofin ate konpetence shtet e Kryenistri te nji shteti ,
por si te qenit ne prapaskene te ktij shteti .
Ndoshta gaboj ne mendimin tim ,por z.Kryeminster deri ne kto momente ,personalishte mua me jep pershtypjen si te ishte ne Rrolin e nji Kryetari Bashkie si dikur ,referuar puneve anesore qe merret (si dikur kryetar bashkie ) e aspak nji i plotfuqishem ,me nji autoritet i cili do ti jepte njifar kuptimi shtetit ,qe deri ne kto momente duket ne mbas nji mjergulle .
Ndoshta duhet te shikoni me pare analfabetizmin e majes ,pastaj asaj posht kembeve .
Crown Agents gjendet ne krahun e qeverise se ka perfitimet e veta (business is business) e jo se ka qellim te miren tone, po me Tony Blair c’u be? Pas gjithe atij prezantimi u zhduk pa lene gjurme!