Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në Tuiter për deklaratat e kryeministrit Berisha të bëra sot në Berat. Duke komentuar fjalën e Berishës për rritjen ekonomike, Rama shprehet se është vetëmohim të votosh një kryeministër që thotë se Shqipëria është e katërta në botë për rritjen e ekonomisë.
“Çfarë vetëmohimi duhet për ta votuar një kryeministër që thotë Shqipëria e katërta në botë me Zvicrën e Brazilin! Kush e voton tallet me veten keq fare”, shkroi Rama në Tuiter.
Reagimi i Ramës vjen si përgjigje ndaj akuzave të Berishës, i cili gjatë një takimi me simpatizantë të PD-së në Berat, tha se Rama po bllokon integrimin e vendit me mosvotimin e tre ligjeve. Gjatë këtij takimi, Berisha iu drejtua Ramës me fjalët: “E vërteta është se sot je i vetmi dhe i vetmi në politikën evropiane që përdor pushtetin e ndershëm të qytetarëve socialistë shqiptarë për të bllokuar procesin e integrimit, paçka se bërtet çdo ditë për papunësi, nga ana tjetër privon shqiptarët nga qindra milionë euro që do i akordoheshin më marrjen e statusit të vendit kandidat”.
Si për ironi, gjatë takimit të Berishës me simpatizantët e PD-së, ndodhi diçka e paparashikuar që ka lidhje pikërisht me punësimin. Një vajzë e re u ankua se kishte katër vjet që kishte mbaruar studimet dhe nuk gjente punë. Pavarësisht se ky episod u mbulua me muzikë nga regjia, gjithçka ndodhi live dhe Berisha u detyrua ta drejtojë të renë tek kreu i PD-së së Beratit.
Por une nuk e kuptoj se c’fare do te thote Z.Lubonja?! Te gjithe e dine,te gjithe e shohin! Dhe c’fare ndodh?! Argita dhe Zeni apo klani vjedh vret dhe Berisha thote si pergjigje”madheshtia e turizmit”,”blokues” etj.A ka rruge Z.Lubonja te heqim Berishen me pare,se besoj jeni dakort qe kanceri i Shqiperise sot eshte “Vicidolsi” dhe pastaj na bej moral me alter egon tende apo dhe tonen?! Rama mund te jete jo i mire ne opinionin tuaj apo te shume te tjereve por nuk eshte lindur ne Vicidol.Te pakten ai do te perpiqet te beje ate qe eshte ne konceptin e tij kryeqytetas.C’fare afron Berisha me ?!Te mos lejoje Ramen te blokoje “murin”,ak a ndermend te beje reforma?Apo te flasim per firmetaret ,nepunes te Berishes.Te lutem mos shko me tek Fevzoja !!!
Përgjigjjuni
Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/01/19/te-flasesh-me-veten/#ixzz2IQNdzs83