Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ramës, opozitës: Dilni nga çadra se na turpëruat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ramës, opozitës: Dilni nga çadra se na turpëruat
AktualitetKryesore

Ramës, opozitës: Dilni nga çadra se na turpëruat

DITA Online
Published September 28, 2017
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si deklarata që vijnë nga dëshpërimi akuzat e PD dhe kryetarit të saj për lidhje të qeverisë me krimin.

“Po ia hiqni tullat partisë tuaj një e nga një dhe këtë nuk e them unë por rezultati që ju ka sjellë këtu. Dhe do të vazhdoni t’ia hiqni nëse nuk e kuptoni se cili është roli juaj në këtë skemë”, ka deklaruar Rama.

Rama e ka cilësuar si të papranueshëm përdorimin e termit “krimi etnik shqiptar”, një term sipas tij i promovuar nga nacionalistët në qarqet europiane.

“Ky term të çon tek një pyetje, po ju politikanët etnikë shqiptarë çfarë jeni, kur nuk dini të ndani politikën tuaj me racizmin europian në Europën e sotme, që synojnë kundërvënien ndaj projektit të Europës së bashkuar për të cilën jemi të angazhuar të gjithë?”, ka thënë Rama.

Rama tha opozita po bëhet qesharake duke tundur flamurin e krimit etnik shqiptar.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Do të shkoni nga humbja në humbje nëse nuk kuptoni se cili është roli juaj në këtë skenë. Në Europën e sotme synojnë kundërvënien ndaj projektit të Europës. Krim etnik shqiptar është një shprehje raciste, që duhet ta neverisim bashkarisht, por takoheni me atë që e përdorin.

Po bëni lobimit të krimit dhe për këtë arsye jeni në këtë gjendje.

Ikni nga parlamenti për të marrë vota dhe ktheheni me më pak pupla. Po e bëni qesharak rolin e opozitës, qesharake, që opozita shqiptarë të tundë flamurin e krimit etnik shqiptar. Krimi është krim, dhe kriminelët nuk kanë atdhe.

Fakti që shqiptarët targetohen nga gojë të shfryra, nuk do të thotë se i thonë kancelaritë, pasi të dëgjoni ju ca thonë kancelaritë për ju….Sikur Shqipëria të ishte atdheu i krimit sikur thoni ju, si mendoni ju këta partnerët tanë nuk do të flisnin. Nuk keni guxim, keni filluar që të ktheheni te çadra. Jam i bindur se mund të bëni më tepër te ky vend dhe ne të bëjmë gjithçka për të përmirësuar. Nëse doni të kini një fije besueshmërie, dilni nga çadra, mbylleni çadrën dhe ballafaqohuni me argumente. Ua kam thënë në 2014 dhe 2015: vazhdoni se këtu do vini më pak. Dhe jo sepse ne i kishim blerë votat. Jeni në vete? Si blihen kaq shumë vota? E patë si u katandisët, nuk kapnit dot në mitingje as cepin e trotuarit. A jeni në vete? Na meruat, se jemi të gjithë shqiptarë. Ne nuk jemi djaj dhe ju engjëj dhe anasjelltas. Ejani në vete. Mos vazhdoni me këto përralla. Po të jemi pragmatikë,  ju të tillë na duheni. Ejani në vete se na turpëruat.

DITA Online September 28, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • Atdhetari shqiptar says:
    September 28, 2017 at 5:53 pm

    Eshte me te vertet skandaloze qe “Partia Demokratike” Saliiste arrin te perkrahe e te propagandoje edhe idete antishqiptare raciste te shovinisteve greke e serbe rreth te ashtuquajturit “krim etnik shqiptar”.
    Kjo do te thote te dalesh hapet si nje parti antishqiptare (dhe e tille ka treguar qe eshte qe nga fillimi). Kjo eshte fundi i kesaj “partije”.
    Shqiptaret u genjyen fillimisht nga demagogjia e saj, por sot ky popull ka vendosur ta mbylle kapitulin e kesaj partije duke e shperbere perfundimisht.

    Reply
  • C'a bohet kshtu says:
    September 28, 2017 at 7:16 pm

    Z. Edi kete qe i kerkon Opozites… pra Lulush-Saliut dhe Mona-Nevrusit (Likja), eshte njesoj sikur ti thuash kurves, mos kurvero (mos u pallo).

    Reply
  • Lisi says:
    September 28, 2017 at 10:06 pm

    RAMA = FATOS NANO =
    LLAFOLLOG + DEMAGOG + MASHTRUES +
    TOLLUMBACE E LYER ME BOJRA !

    Reply
  • info analitike says:
    September 29, 2017 at 9:28 am

    Kryepsikoja vazhdon ende me qyfyret e tija te dala boje a thua se ia ka fajin opozita qe e beri vendin hambar hashashi dhe u lidh me bandat kriminale ne ate pike sa qe ne Elbasan i doli boja fare policeve te rilindur te pafuqishem te imponojne respektin e ligjit ndaj familjareve te Don Qazim Sejdinit.

    Reply
    • Grigor says:
      September 29, 2017 at 4:49 pm

      Anali info smund te rrinte pa derdhur gjithe shurtoren e SHQUP-it ne blog. O mjerran qe je bere si Ed Paloqja, partizan i persheshit dhe trahanase. Ta kam thene edhe nje here tjeter more sharlatan i PeDes do vdesesh blogjeve duke permjerre mbi shpirtin tend te vrerosur.

      Reply
  • S.Vinglla says:
    September 29, 2017 at 11:01 am

    O rekordmen eksodi !

    Boll u hallakte me sajime provokative si KESH (Krimi Etnik SHqiptar) por mba parasysh thenien lapidare: “Me thuaj me ke kuvendon, te te them se cili je”. Lerini justifikemet dhe akuzat e ndersjellta se jane fukarallek verbal dhe asgje me shume.

    Dhe degjo pak se per pak harrova… C’u be me ato 300.000 vendet e reja te punes, se do te braktise e tere BAGETIA dhe pas 4 vitesh do mbetesh i FILLIKAT. Jo per gje po kam hall se pastaj do vije SHQAU te te votoje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?