Në një raport analitik për sistemin e drejtësisë në vend, të përpiluar pas takimeve intensive nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, evidentohen problemet e sistemit të drejtësisë; mes tyre mungesa e bashkëpunimit institucional mes Kuvendit dhe Presidentit, çka sjell konflikte në fushën e së drejtës mes tyre. Po ashtu shikohet si problem edhe tejkalimi i afateve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Një kapitull i veçantë i kushtohet korrupsionit dhe strategjisë për ta luftuar këtë fenomen, i cili sipas gjetjeve, në praktikën gjyqësore priret t’i dënojë autorët me vendime mesatare apo me kusht.
Gjyqësori shqiptar nuk ka njëtrajtshmëri dhe shpreh pasiguri në vlerësimin e provave për rastin e korrupsionit, gjatë pranimit si prova të regjistrimeve të kryera nga personat privatë. Por, gjetja më pikante e ekspertëve të nivelit të lartë është përjashtimi nga ligji antimafia i zyrtarëve të lartë, që nga Presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, e deri te gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, raporton Top Channel.
Në dokument thuhet se, pavarësisht transferimit të kompetencave për të hetuar korrupsionin te Prokuroria e Krimeve të Rënda, çështjet e korrupsionit për kategorinë e zyrtarëve të lartë nuk hetohen nga kjo Prokurori, pasi juridiksioni i takon Gjykatës së Lartë. Por ky rregullim, shprehen ekspertët, është problematik; së pari, sepse këta zyrtarë përjashtohen nga zbatimi i sekuestrimit parandalues në bazë të ligjit antimafia dhe, së dyti, sepse gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosin për çështje që përfshijnë politikanët, të cilët i kanë kandiduar dhe emëruar ata.
Pavarësisht se ekzistojnë njësi të përbashkëta hetimore për ndjekjen penale të korrupsionit, ekspertët shprehen se, këto njësi të specializuara përballen me mungesë të pajisjeve funksionale, pasi – siç u referohen prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore, – këto pajisje janë me kapacitet për regjistrim bisedash, që zgjasin 2-3 orë.
Prokuroria i merr me qira pajisjet e përgjimit, thotë raporti, nga një kompani e specializuar italiane, dhe nëse në Shqipëri do të vijohet me decentralizimin e përgjimit edhe në 8 qarqet, ku ndodhen njësitë e përbashkëta hetimore, atëherë do të krijohen probleme për nevojën e instalimit të tyre.
Me shqetësim shikohet hetimi i korrupsionit edhe gjatë hetimit financiar, pasi vërehen vonesa në kthimin e përgjigjeve, nga 30 ditë deri në 60 ditë, për informacionet e kërkuara nga institucionet e tjera.
Në lidhje me Prokurorinë, ekspertët mendojnë se, mundësia e zgjedhjes së prokurorit të Përgjithshëm vetëm me votat e shumicës parlamentare, krijon kushte për politizimin e institucionit, e për pasojë zbehje të aftësisë për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta.
Fajin e ka Saliu, ec aty rilindja te gjithe kokpalaret qe nuk paguajne energjine ne burg .
Keta duhet fut ne burg te gjithe bashke me baba Edvinin qe ka 2 vjet qe do me rregulluar drejtesine. Te bleu dhe Alaudin MALAJ more Edi me ato eurot qe i dha DELIJORGJI
…ne kete foto , vetem njeri nuk duhet futur ne burg…fotoja me mustaqe e Jarit…
Ate qe nuk kuptoj perse gjithmon te korruptuarit kane fytyre te ndyre Ndoshta luan rol them une !! Te ligut i pershtatet dhe fytyra te jete i lig p.sh marim Salken me jashqitjen e lumit te lanes Basha sikur i ka dhjere qente e bashkise qe qesh gjithmon si idjot Paloka i ka ngrene gomarri abetaren qe fjalet i thote nje po nje jo te thuash per Nishanin qe me mustaqet e tij fshin bythen elefanti
Ky eshte problemi me i madh qe u krijua. Sipas kesaj logjike, keta mund te bejne c’te duan, dhe nuk dalin para drejtesise, pra jane jashtetokesore! Sinqerisht nuk arrij te kuptoj kete vendim. Qe jemi vend i cudirave, kete asnjehere nuk e kam vene ne dyshim, por qe puna te veje deri ketu, me duket ende e pabesueshme! Ngelemi te presim reagimet, megjithese jam pesimist se do ndryshoje dicka ne lidhje me kete cudi! Jetojme ne Shqiperi, dhe kur vjen puna per te mos mbajtur pergjegjesi, politikanet tone zuzare dhe zullumqare, e gjejne menjehere gjuhen e perbashket. Po populli a do reagoje valle?
Bujari me mustaqe ka vane foton e tije me mustqe ,ne vende te fotos te ISMAIL Qemalit,per ti dhene rendesi vetes.?!..~~~~~~~~~~~~#
RROFTE SALI BISHA.