Vendi ynë po ecën mirë në rrugën e përmirësimit fiskal edhe pse ka ende shumë për të bërë. Të paktën këtë thotë raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i cili ka publikuar në qershor të dhënat mbi rishikimin e parë të marrëveshjes së zgjeruar me Shqipërinë dhe kërkesën për modifikimin e kritereve të performancës. Sipas raportit, deri në fund të marsit të gjitha kriteret e performancës dhe objektivat strukturore ishin përmbushur, me përjashtim të objektivit strukturor për kontraktimin e auditorëve të jashtëm që do të zhvillojnë auditin e bazuar te risku të ecurisë së pagesave të prapambetura, i cili nuk është përmbushur, por që qeveria pret që ta plotësojë atë në javët në vijim. Në kapitullin e rekomandimit të politikave thuhet se nuk do të jenë të nevojshme masa të reja fiskale në vitin 2014, por autoritetet duhet të kenë parasysh rreziqet fiskale që mund të shfaqen. Pagesa e detyrimeve të prapambetura mund të përshpejtohet, në momentin që auditi i jashtëm të ketë përparuar në mënyrë të mjaftueshme…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.