Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Raporti i OSBE/ODIHR: Fushata e qetë, por e fokusuar në akuza personale
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Raporti i OSBE/ODIHR: Fushata e qetë, por e fokusuar në akuza personale
Lajm i fundit cicerrLajme Flash

Raporti i OSBE/ODIHR: Fushata e qetë, por e fokusuar në akuza personale

Dita
Published June 5, 2015
Share
SHARE

Me detajin e nisjes së saj përpara datës zyrtare të 22 majit, raporti i OSBE/ODIHR-it flet për një fushatë zgjedhore përgjithësisht të paqtë të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, por të fokusuar sipas misionit monitorues në akuzat personale, veçanërisht nga ana e partive të mëdha.

Nga sa dëshmohet qartë në dokument, faktori ndërkombëtar nuk i kalon pa vënë re akuzat për presione mbi punonjësit shtetërorë apo keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Figura të larta të Aleances për Shqipërinë Europiane kanë dorëzuar përgjatë eventeve elektorale certifikata legalizimi të pronësisë, nënvizohet aty.

Duke kujtuar se partitë politike mund ta financojnë fushatën e tyre zgjedhore me kontribute nga fondet publike, donacione private apo hua, dhe se kandidatët e pavarur nuk përfitojnë dot nga financimet publike, raporti thekson se këtyre të fundit, ashtu si dhe të gjitha partive të pavarura, iu kërkohet të bëjnë publike sasinë e financimeve private që kanë përfituar dhe shpenzimet e fushatës. Por ligji nuk parashikon një raportim periodik të financimeve elektorale.

Dokumenti nënvizon faktin që një kandidat i pavarur për Tiranën i publikoi në vvebsite-n e tij detajet e donacioneve të bëra për fushatë e i kërkoi kandidatëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Sa i takon regjistrimit të kandidatëve, ndërsa përmend ndër të tjera dy rastet e mohimit të regjistrimit për shkak të mungesës apo paraqitjes me vonesë të certifikatave të mandatit, edhe pse kjo nuk specifikohet në vendimin numer 88.20- të KQZ-së, disa vëzhgues kanë shprehur shqetësim se interpretimi dhe implementimi kontradiktor i rregullave të regjistrimit të kandidatëve pengon të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.

Tek çështja e regjistrimit të votuesve, evidentohen pyetjet e njërit prej dy revizorëve të caktuar nga KQZ mbi një rritje të numrit të votuesve të regjistruar, me 2,186 prej tyre në Durrës dhe 595 në Kavajë. Të dyja rastet, thuhet në raport, po hetohen nga zyrat lokale të prokurorise.

Në lidhje me vetë KQZ-në, monitoruesit kanë ngritur shqetësime se komisioni ka marrë vendim përgjatë linjash politike. Sipas tyre, administrata zgjedhore mbetet e cënueshme ndaj presioneve politike dhe nuk gëzon ende besim të plotë. Vendimet e KQZ-së, vëren dokumenti, nuk publikohen gjithmone brenda afatit të caktuar në faqen e tij të internetit.

Lidhjet e medias me partitë e medha politike shkaktojnë ndërhyrje direkte në autonominë editoriale, auto-censurën dhe një mungesë burimesh të pavarura të lajmit, thuhet më tej në raport.

Për më tepër, influenca e partive politike në subjektet e raportuara në media kufizon hapësirën për çështje të tjera më pak të politizuara që janë me interes për publikun. Nuk ka interferencë me lirinë e internetit, siç vërejnë vëzhguesit, çka kontribuon gjithmone e më shumë sipas tyre tek pluralizmi, duke pasur parasysh autonominë më të madhe editoriale e hapësirën për mendimet ndryshe.

Korniza ligjore për median garanton në masë të madhe lirinë e fjalës, por raporti përcjell shqetësimet se implementimi i saj minohet nga politizimi i rregullatorit të medias audiovizuale, AMA si dhe organet drejtuese të RTSH-së. Dokumenti thekson gjithashtu se disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk kanë marrë zgjidhje, siç janë masat për shtimin e paanashmërisë së Komisioneve Zgjedhore apo Transparencës së Fushatës.

Kodi elektoral, gjithashtu siç thuhet aty, ka boshllëqe dhe papajtueshmëri proceduriale, përfshirë këtu përcaktimin e një subjekti zgjedhor, paqartësitë e mbledhjes së firmave mbështetëse, verifikimet e nevojshme të regjistrimit të kandidatit apo rregullat e pamjaftueshme të fushatës.

Dita June 5, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?