Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për rritjen e korrupsioni në Shqipëri.
Në një konferencë për shtyp, deputeti demokrat Oerd Bylukbashi theksoi se shqiptarët e panë me zë edhe figurë korrupsionin që u bë me vjedhjen e votave në Korçë.
“Bashkëkryeministrat Rama-Meta janë kontribuesit kryesor të rritjes së korrupsionit në Shqipëri. Kur shqiptarët e shohin korrupsionin me zë dhe figurë perceptimi i tyre për korrupsionin ngjit shkallët ndërsa besimi i tyre për institucionet bie. Nëse qeveria blen votat si në Korçë mes shqiptarëve është ulur këmbëkryeq forma më e egër e korrupsionit, korrupsioni politik që është nëna e të gjithë formave të korrupsionit dhe keqqeverisjes. Kur policia e shteti vihet në kapistallin politik të qeverisë, në krye të saj vihen numëruesit e parë dhe donatorët e partisë në pushtet mesazhi që marrin shqiptarët është se duhet të jenë të bindur dhe duhet të paguajnë haraç tek taksidarët e qeverisë. Kur kryeinspektori i INUK ka lejen e kryeministrit për të prishur çdo ndërtesë me leje ose pa leje qytetetarët duhet ta kuptojnë se e vetmja zgjidhje për ta nuk është ligji por të paguajnë gjobën tek kryeministri” tha Bylykbashi.
Ndërsa i ka cilësuar propozimet e qeverisë për të luftuar korrupsionin si demagogji, PD thekson se Kryeministri Rama kërkon të gënjejë shqiptarët dhe partnerët duke sjellë pa asnjë konsultim projektligje që gjoja do të luftojnë korrupsionin.
“Partnerët tanë ndërkombëtar si OPDAT, pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe OSBE e quajnë këtë propozim damagogjik si një hap prapa në luftën kundër korrupsionit. Demagogjia në luftën kun dër korrupsionit është po aq e rrezikshme sa edhe vetë korrupsioni” përfundoi Bylykbashi.
Keta lloj tipash o jetojne me enderra ,o nuk jetojne ne toke me njerezit qe brockullisin sikur vetem keta dine ndaj dhe i madhi zot i ka bere udheheqesa….hahahahahaha….!!!!!. Edhe per te qeshur edhe per te qare.
bylyk je me gjithe rroba
Zoteri akoma nuk keni kuptuar ku e cuat kete vend, ne buze te gremines. Ne rast se nuk zhdukeni nga faqja e dheut HESHTNI. Jeni bere kaq te urryer sa nuk ju durojm dot.
ORE BYLYK QE CIPE NE FAQE JUVE NUK JU KA NGELUR E DI I MADH DHE I VODEL POR NJE DJE NUK PO KUPTONI.,-KUJT JA SHISNI KETO BROCKULLA -.APO HAROVE QE DERI DJE ISHE TI QE JA PREGATISJE TE GJITHA GJERAT SALIUT ,AH PO KENI ATE VARINTIN -SHPIF, SHPIF ….SE DICKA DO NGELET…-
Ky jashteqitja e Saliut e paska gjetur se ku e ka zanafillen korrupsjoni. Njerz te tille qe jane te gatshem te shesin edhe grat per pak servilizem qe u siguron nje vend pune jane jashqijta me e keqe e shoqerise sone.
bylyk ne meter kubi te eshte bere kaptina duke vjedhur or qelbac,vrasjet dhe korrupsioni eshte edhe fryt i joti se ti ke qene keshilltari i sekretarit te ppsh-se pjelles se udb-se serbe SRB..
Opo cjane keta plera mor aman,,po si nuk kane cipe ,,,ju eshte trashur fare,,,mor rrace e keqe ke kujton se do genjesh ti mor plere,,korrupsionin e bete ju ne te gjitha fushat,,me monopolet tuaj dhe te Argite y Shkelzenit sa na ky korrupsion u vrane 26 veta ne gerdec dhe fshatra te tere u rrenuan nga cmontimi qe i bete ju per perfitime,,ju duhet si kabinet qeveritar i djeshem me ne krye Sb te gjithe ne burg me e pakta per ju se ju donit pushkatim pa gjyq si ne kohen e xhaxhit,,mor poshtersirat me te medha qe ka ncjere ky vend.
Or burra lereni te shkreti se ne PD pas humbjes jane te gjithe te dhjere te flasin shyqyr qe ka dale nje lolo qe do te mare nje cope nga kali i ngordhur bashke me pianecin Ristani ,o po ku i gjeni si me porosi.O Lulo me keta nuk ben dot opozite.Keta gagace qe ke ti Rama do tall k…dhe me ty .