Ndërsa Hillary Clinton vazhdon me fushatën e saj presidenciale, po dalin në dritë më shumë rrjedhje në lidhje me veprimtarinë e fondacionit të saj. “The Washington Times” kreu një hetim, sipas të cilit filiali i organizatës në Suedi ka pranuar 26 milionë dollarë, në të njëjtën kohë që Stokholmi i bënte presion ish-Sekretares amerikane të Shtetit për sanksionet kundër Iranit. “Filiali i Fondacionit Clinton u krijua në vendin nordik dhe mori donacione të shumta, ndërsa qeveria suedeze i bënte presion ish-Sekretares së Shtetit rreth sanksioneve kundër Iranit”, shkruhet në artikullin e “The Washington Times”.
Sipas disa dokumenteve dhe raporteve të mbledhura nga e përditshmja amerikane, ngjarja nuk ishte e njohur nga Departamenti i Shtetit, pasi i gjithë dokumentacioni i filialit është përpunuar dhe regjistruar në Suedi. Shumë kompani suedeze në rang botëror siç janë “Ericsson” dhe “Volvo”, kanë qenë kundër sanksioneve të rrepta kundër vendit persian për shkak të interesave tregtare. Në të njëjtën kohë, Irani ishte tregu i dytë më i madh në Lindjen e Mesme për eksportet suedeze pas Arabisë Saudite, ndërsa kompania “Ericsson” ishte furnizuesi i dytë i telefonave në vendin pers.
Sipas gazetës, fondacioni mori 26 milionë dollarë gjatë periudhës së diskutimit të sanksioneve. Ende nuk mund të thuhet me siguri absolute se faktet janë të ndërlidhura mes tyre, por kur në vitin 2011, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton bëri publike listën e parë të sanksioneve kundër Iranit, në listë përjashtoheshin kompanitë “Ericsson” dhe “Volvo”. Veprimtari e fondacionit Clinton po vazhdon të njollosë figurën e ish Zonjës së Parë të Amerikës.
Në muajin prill e përditshmja “The New York Times” publikoi një hetim se si fondacioni i çiftit Clinton mori 2.35 milionë dollarë nga një kompani kanadeze që më pas përfundoi në duart e qeverisë ruse dhe që ka marrë kontrollin e një të pestës së prodhimit të uraniumit të Shteteve të Bashkuara. Duket se demokratja nuk do ta ketë të lehtë këtë fushatë. Dhe në fakt sipas sondazheve të reja, ish Sekretarja amerikane e Shtetit ka shumë pika të dobëta kur bëhet fjalë për besueshmërinë dhe pëlqimin, del në pah se konkurrentët e tjerë në garën presidenciale mund të kenë më shumë shanse nga sa mendohej. /DITA
Gjeja qe me shqeteson me shume eshte me ata njerez qe thone qe Amerika eshte vendi I demokracise, vendi ku ska korrupsion, vendi keshtu, vendi ashtu e te tjera idiotesi si keto.
Amerika eshte me keq,
Shume pa shtylle kurrizore keta Suedezet. Shteti jone i larte dhe i madherishem si ngjau njehere. Keta nga njera ane bejne si paqedashes, nga ana tjeter shesin arme neper Arabi Saudite. Kete duhet te kuptoj shteti yne, qe sot flet vetem leku dhe imazhi behet si te duash kur ke lek.
Duhet te kuptoni qe shteti me komunist ne bote eshte USA.
Aty u formua per here te pare Partia Komuniste.
Aty ne ate vend,ndahet familja pergjysme,Suedezeve tu ruajne leshte Amerikanet,se kur Prodhohej Volvo,amerikanet hanin misra te zier,e perzinin Vendasit Indianet nga tokat.
Per Kureshtje…..
Mbas Japonise,Suedia eshte vendi 2 ne bote per prodhimin dhe montimin e elektronikes dhe robotikes.Te gjithe sistemet e avionave F-14-16….18…..20….jane patente dhe prodhime Suedeze.
Nejse boll me kaq.!
Futja kot shoku. Suedia te ardhurat me te medha i ka nga shitja e armeve e jo nga Volvo e me the te thashe.
Kjo Hillari Klinto asht vec nje lesbike e peshtire – ket e din tan Amerika, dhe ka ket bure Bill-palloshin nje idjot qe s’vlen asnje grosh ………..
AMERIKA NGA KETO VEPRIME TE PAPERGJEGJSHME KA MARRE TE TATEPJETEN DHE SHUME SHPEJT DO TJA BEJE “BAAAAAAM”
THOTE MIRE SHKODRANI “TE HYPTE MENDJA MBI FLOKE”, KESHTU ESHTE KJO PUNE.
O Dritan……shejtan djale je:))))
Une nuk mendoj se ja fus kot se kam 16 vjet qe jetoj ne Suedi,Krahasimi Volvo ishte per tjeter gje mgjth po te them qe ne 2000 Suedia dhe pse nuk ishte pjese e EU,i dha Flotes Europiane 1.6 miliarde euro per prodhimin e Airbas.
Tani ca te them une,do thuash prape jo ti,po u e nuk kam faj qe ne shqiptaret kemi dy majaselle,nje ne goje se themi gjithmone jo rendesi ka te thuhet JO,dhe tjetra atje ku te kruhet.
Ca te thote vllai…..!??!