Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Real, konfirmohet Benitez. Spanjolli bën gati listën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Real, konfirmohet Benitez. Spanjolli bën gati listën
Sport

Real, konfirmohet Benitez. Spanjolli bën gati listën

redaktor
Published June 1, 2015
Share
SHARE

Real Madrid është në një proces tranzicioni. Largimi i Ancelottit ka lënë shumë pikëpyetje, që pritet të marrin fund ditët në vazhdim. Rafa Benitez pritet që të jetë trajneri i ri, tashmë është konfirmuar edhe nga vetë zv/presidenti i skuadrës, Eduardo de Blas.

“Ancelotti është një fenomen, deri para tre ditësh ishte trajneri më i mirë në botë, ashtu siç ka qenë për dy vite Jose Mourinho, ndërsa ashtu siç do jetë nga java e ardhshme Rafa Benitez”,- është shprehur ai.

Mediet spanjolle kanë raportuar edhe për numrin dy në stolin e “galaktikëve”. “Marca” ka njoftuar se Fernando Morientes do jetë dora e djathtë e Benitez te Reali. Ish-sulmuesi dhe trajneri kanë qenë bashkë në Liverpool dhe që nga atëherë janë miq shumë të mirë.

Rafa është duke përgatitur edhe listën për merkaton e verës. Reali kërkon me patjetër trofe sezonin e ardhshëm, prandaj do të plotësojë dëshirat e spanjollit.

Benitez është njëri nga trajnerët të cilët bën rotacione në skuadër, maniak i detajeve taktike, pasi ai mendon se çdo ndeshje është e ndryshme nga tjetra dhe kërkon një përgatitje tjetër. Për shkak të kësaj, ai do kërkojë një skuadër me më shumë lojtarë se që kishte Ancelotti.

I pari në listën e Bentiez është Arturo Vidal. Kiliani pëlqehet shumë nga spanjolli për shkak të agresivitetit dhe fuqisë që ka. Me largimin e Khediras dhe me hedhjen poshtë të fjalëve se Pogba është në planet e Realit, Vidal pritet të jetë njëri nga lojtarët që do zbarkojnë në “Bernabeu”.

Pas tij, është Marco Verrati. Italiani ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave, përfshirë edhe Barcelonën e Bayernin. Madje, Luis Enrique ka thënë hapur që e dëshiron në skuadër, si zëvendësim për Xavin. Benitez e di se loja e Realit mund të ngrihet në një tjetër nivel me italianin shtat shkurtër.

redaktor June 1, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?