Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Redaktori i TCH padit Zhejin: Foli si i dehur, nuk i kam treguar asnjë video
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kryesore > Redaktori i TCH padit Zhejin: Foli si i dehur, nuk i kam treguar asnjë video
Kryesore

Redaktori i TCH padit Zhejin: Foli si i dehur, nuk i kam treguar asnjë video

redaktor
Published June 3, 2016
Share
SHARE

Në studion e emisionit “Opinion”, Artur Zheji tha mbreme se ka parë sekuenca të videos qe perflitet per nje minister ne skena seksi, madje tha se ka nisur një ankand për të.

Sipas Zhejit, fotot ia ka treguar gazetari Mentor Kika qe punon ne kanalin TCH.

Por gazetari Mentor Kikia, të cilit iu përmend emri, ka reaguar me zemërim.

Ai thotë se ka vendosur të padisë Zhejin.

Më poshtë pjesë nga reagimi i tij.

Mbrëmë në emisionin “Opinion”, analisti Artur Zheji, si të ishte në gjendje të dehur, ndërsa fliste për thashethemnajën e ditëve të fundit mbi ekzistencën e ca videove seksuale me ministra e kryetarë bashkie, deklaroi, pa u menduar gjatë, se ka parë disa frame(sekuenca) dhe disa foto të shkëputura nga një video seksuale që ia kisha dërguar unë, pra Mentor Kikia i Top Channel, siç ai u kujdes ta saktësonte “mbiemrin” tim profesional. Ai foli edhe për pozicionin e atyre që bënin seks madje, qe i kishte pare ne video. Pastaj Zheji foli për një ankand që qenka hapur nga ai që ka videon(që i bie të jem unë në këtë rast) dhe se pazari fillestar qenka 2 milion Euro. Të, cilat sipas tij, një ministër që fiton 5 milion Euro gjatë një mandati, nuk i ka gjë. Nejse, këto kalkulime janë të tijat dhe i di ai, por unë dua të saktësoj publikisht, se deklarata e tij lidhur me foto dhe frame-t e videos që i kam dërguar unë, është një shpifje e ndyrë, pa asnjë bazë dhe tërësisht haluçionante. Unë nuk kam parë e nuk kam patur asnjë fotografi, asnjë fram-e videoje e asnjë vidoe me të tillë përmbajtje. Dhe, nëse do ta kisha, dhe do të mendoja se përbën lajm, nuk do t’ia jepja Zhejit, për ta hedhur në një blog që ai paska hapur për të bërë gazetari tani në pleqëri, por do ta përdorja vetë si gazetar. E theksoj, si gazetar dhe jo si gjobaxhi blogjesh. Unë nuk kam kontaktuar asnjëherë me Zhejin, që prej 16 vjetësh kur ai ishte drejtor në TVA dhe unë redaktor, dhe kërkonte t’ia dërgonin gazetarët tekstet e lajmeve në restorant për ti parë. Unë nuk kam kontaktuar asnjë prej atyre që ai paska punësuar në blogun e tij dhe as e kam hapur ndonjëherë blogun e tij, dhe deklaratën e tij nuk e cilësoj aspak papërgjegjshmëri, as lajthitje dhe pasojë e dehjes, gjendje në të cilën Zheji mendoj se flet shpesh. Por e konsideroj një intrigë të ndyrë, pjesë e centrifugës së llumit që ka përfshirë politikën dhe median online këto kohë, që bën presion mbi individë dhe grupime politike me video, apo alarme për video.

redaktor June 3, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Moza says:
    June 3, 2016 at 2:42 pm

    Me vjen keq vetem per ate qe Arturi eshte i biri i nje dijetari e albanologu te shquar si Petro Zheji.Sa per Tuuurin ai me shume flet sikur mbllacit qull e pamend.Nuk duhen marre seriozisht deklaratat e tij,se i ngjajne ato te nje budallai

    Reply
  • Evita Peroni says:
    June 3, 2016 at 3:40 pm

    Flet i dehur Ylli Rakipi, Flet i dehur Artur Zheji, Flet i “dehur” horny Arian Cani, Flet i dehur Andi Bushati, Flet i dehur Shkullaku sa fillojne e “flirtojne” duke i shkelur syrin njeri tjetrit Bushati & Shkullaku ne studio, Flet i dehur Arben Ristani , Flet i Dehur e Fryhet Flamur Noka, Flet i dehur Edi Paloka, Flet i dehur X apo Y, Cfare behet keshtu??!! C’na qenka kjo Media e Dehur, me keta gazetare te dehur te konsumuar te deshtuar ne karriere e jete??!! Po me shashkat DIRTY – Vidiot- a mendojne keta deshtake qe po shkaterrojne njeres dhe familje?! Apo keta si kane konsumuar dhe deshtuar ne jeten e tyre – duan para me grushte, nuk e cajne koken vetem paraja t’u vije ne dore! Kane gjetur rrugen me te pamoralshme vetem te bejne para!!! Zoterinj, largohuni, i kini zene fytin dhe grabitur Lirine Shtypit Medias dhe po fyeni inteligjencen dhe humanizmin e shqiptareve! Po lendoni ndjenjat dhe njerezoren e shqiptareve, me Dehjen e Moralit tuaj Dirty dhe Medioker, dashakeqes!!! Nuk meriton ky popull kete trajtim nga ju! Lerini shqiptaret te qete, mos i provokoni, mos i lendoni, mos i dhunoni psikollogjikisht e shpirterisht, mos iu shkaterroni jeten me brockullat tuaja alkoli me shpifje e genjeshtra vetem per para, se u ka errur syte paraja, para gjaku dhe nderi, se durimi nuk ka kufi, aq me teper kur i cenon ne nder e familje, mjeti i fundit qe dijne te bejne shqiptaret eshte DHUNA! Dhe nuk do gjeni vrime ku te futeni!!!!

    Reply
  • Arben says:
    June 3, 2016 at 7:10 pm

    ZHEJI I RA BORIEVE PER BERISHEN,

    U “THIRR NE DETYRE”, NGA DOSJA E SIGURIMIT TE SHTETIT.

    Reply
  • Arben says:
    June 3, 2016 at 9:25 pm

    FOLI NEN EFEKTIN E DOSJES SE SIGURIMIT TE SHTETIT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?