Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Reduktimi i tarifave, Rama: Disa sekretari universitetesh dezinformojnë qëllimisht studentët
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Reduktimi i tarifave, Rama: Disa sekretari universitetesh dezinformojnë qëllimisht studentët
Lajmi i funditPolitike

Reduktimi i tarifave, Rama: Disa sekretari universitetesh dezinformojnë qëllimisht studentët

Leda Hysa
Published January 9, 2019
Share
SHARE

Vendimet e qeverisë për reduktimin e tarifave në Universitete janë publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “në mënyrë të qëllimshme në disa sekretari universitetesh dezinformohen studentët”.

Në takimin e përjavshëm me koordinatorë të bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama foli fillimisht mbi debatin që vijon ende lidhur me plotësimin e kërkesave të studentëve, ndërkohë që kujtoi se VKM-të për reduktimin e tarifave janë publikuar në Fletoren Zyrtare.

“Dikush i ka keqinformuar studentët, se pse vendimet nuk janë në Fletoren Zyrtare. Vendimet e qeverisë kanë dalë në Fletoren Zyrtare, mjafton një klik dhe janë të tëra të publikuara, por nuk duhet përtuar të lexosh, dhe nuk duhet kaq gatishmëri e madhe që çdo broçkull ta marrësh dhe ta kthesh në arsye për të qenë i revoltuar”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi faktin se, “ka një shqetësim në rritje të shumë studentëve për pengmarrësit e protestës, ata që përdorin mjete zdrukthtarie për të çuar përpara një protestë të nisur me idealizëm dhe qëllim kaq fisnik, duke gozhduar dyer apo përdorur mjete rrugaçërie, apo duke i bërë presion atyre që duan të bëjnë mësim”.

Rama tha se “ata po pengojnë shumicën që duan të vazhdojnë mësimin në pritje të zbatimit të gjithë kërkesave”. Kjo, tha ai, rrezikon t’i shtyjë ditët e auditorit në korrik dhe gusht dhe shumëkujt t’ia humbasë vitin.

Kryeministri theksoi faktin se universitet nuk varen nga qeveria dhe qeveria nuk i urdhëron universitetet.

“Këtë duhet ta mësojnë të gjithë ata që flasin për autonominë, por harrojnë që autonomia është përgjegjësi”, tha Rama.

Kryeministri shprehu po ashtu indinjatën e tij për atë që po ndodh në shumë sekretari të universiteteve, ku mesa duket ka rënë pluhuri i kohës dhe indiferencës ndaj procesit të transformimit.

“Studentëve ju thuhet se ‘duhet të paguajnë tarifat e plota apo se nuk kemi njoftim’. Në shqipen e Whatsapp do thuhej se ‘nuk keni sytë që t’u dalin’, se të tjerat janë të qarta si drita e diellit. Qeveria ka marrë vendim, vendimet i janë transmetuar publikut, rektorëve, universiteteve që qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studimit për studentët pa përjashtim, përfshirë edhe ata me 4 apo 5 për këtë vit akademik. Po ashtu qeveria do të paguajë 100% tarifën e studimit për ata me 9 apo me 10, studentët që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike, studentët me aftësi të kufizuar dhe kategoritë e specifikuara, të cilat do të marrin edhe një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja në muaj”, tha Rama.

Sipas tij, “këtë që e kanë marrë vesh të gjithë nuk e kanë marrë vesh disa sekretari universitetesh”.

“Kjo është e qëllimshme për të disinformuar. Nga shumë komunikime kam dëgjuar drejtpërdrejt nga studentë se si ka pedagogë që refuzojnë të bëjnë mësim, por preferojnë t’i lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë në kafe. Ashtu sikurse ka drejtues universitetesh që për arsye të frikës se ky proces hap pas hapi do të shkojë drejt tyre, bëjnë lojën e nondajës. Por kjo është temë tjetër”, tha Rama.

l.h/ dita

Leda Hysa January 9, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • A says:
    January 9, 2019 at 2:03 pm

    Kush flet EDI RAMA, nje mashtrues dhe demagog ordiner. Tani e paskan fajin disa sekretari universitetesh qe dizinformojne qellimisht studentet??!! E kuptoni fajin per mos realizimet, broçkullat dhe vendimet qe eshte ne kete gjendje skandaloze arsimi i larte, universitetet sipas EDI RAMES e kishte LINDITA NIKOLLA qe e shkarkoj, tani sekretaret e fakulteteve dhe universiteteve. Kurse ky personi EDI RAMA nuk ka faj sepse “po ja hedhin” te tjeret. Pra, nuk qenka per kryeminister, sepse arrijne ta beje budalla, leshko, nje ministre dhe sekretaret e shkollave te larta.
    O mender EDI RAMA, ik sa nuk eshte vone, shiko beji hysmet shtepise qe ke bere ne rreze te malit te Dajtit ne Surrel, qe te ka kushtuar 400 mije evro, shiko ato 200 mijelion USD qe ke depozituar ne Bankat OFSHORE, a man, a man, ne ishujt CAYMAN. Ore plehre, kerkon te mashtrosh akoma dhe te genjesh akoma kur ne Paris nuk bere asgje veçse ke qene nje barbon, nje leckaman, nje i palare, nje zhulanjos qe nuk tu afronte njeri afer se qelbej nga era e rende dhe e keqe e pisllikut.
    Prandaj leri pordhet se te ka ikur koha duke mashtruar çdo moment.
    EDI RAMA KA MBARU, KA MBARU. Tung.

    Reply
  • Bregu says:
    January 9, 2019 at 7:31 pm

    Ky -A- qe i ben keto komente eshte produkt i PD DHE LSI.Ore idiot lexoje gazeten zyrtare .Eshte e bardha mbi te zeze.Une jam vete student tek ekonomiku dhe dje pagova gjysmen e tarifes .Kete po e bejne edhe studentet e tjere

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?