Miratohen në Kuvend disa projektligje që kërkojnë shumicë të cilësuar. Pasditen e sotme, në përfundim të diskutimeve për reformën territoriale, janë miratuar me 84 votat e maxhorancës disa shtesa në Kodin Penal dhe në atë të Procedurës Penale.
Po me 84 vota u votuan dhe ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe shtesat në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.
Një tjetër pr/ligj i miratuar me 84 vota është dhe ndryshimi në ligjin “Për dhënie amnistie’; ndërsa Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë u miratua me 89 vota.
Këto pesë ligje ishin mbartur nga seanca kaluar për shkak të mungesës së kuorumit prej 84 votash, i domosdoshëm për miratimin e tyre.
Kjo nuk eshte reforme.Keto jane arnime ligjesh.
Ekzakt Enkel. Reformat duhet të jenë radikale, sidomos ajo në drejtësi. Pa një reformë të thellë në drejtësi nuk do të kemi një shtet ligjor por do vazhdojë avazi injë presidenti ulok dhe kukëll dhe një KLD që ndihmon krimin, korrupsionin dhe abuzuesit me pushtetin.