Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka nisur sot vizitat në Tiranë me një takim në ministrinë e Jashtme me ministrin Edmond Panariti. Gjatë takimit dypalësh, Reeker ka theksuar që Shqipëria duhet të vazhdojë të luajë rolin e një vendi stabilizues në rajon.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme thuhet se gjatë takimit Reeker – Panariti “u theksua rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Më tej thuhet se “Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe vlerësuan bashkëpunimin mes tyre si anëtare të NATO-s”.
Kush do ti shpetoje vertet dhente, merr ne shenje UJKUN z.Reeker. Flm
Reeker ne Tirane per te kerkuar nga Ilir Meta daljen nga koalicioni, perndryshe A. Rrapo do te nise te kendoje ne ShBA dhe behet fjale per nje lloj muzike qe mund ta çoje vete Lir Floririn ne ndonje qeli amerikane.
o zot c’ servile dhe spurdhjake na drejtojne !