Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka vijuar vizitat në biznese për monitorimin e pagesave të energjisë elektrike. Së bashku me Drejtorin e OSHEE Adrian Çela, Ministri është ndalur sot në biznese të industrisë fasone, në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku zhvillojnë aktivitetin e tyre disa ndërmarrje të regjimit të përpunimit aktiv.
Reforma e ndërmarrë në sistemin elektro-energjetik ka gjetur mbështetjen e përfaqësuesve të biznesit dhe pjesës më të madhe tëqytetarëveqë paguajnë rregullisht faturat e energjisë, për t’i dhënë fund abuzimit në vite me pagesat.
Ministri Ahmetaj u shpreh se vizita nëndërmarrje tësuksesshme si kjo, është edhe për të treguar një nga ato elementëshumë pozitivë të reformës në sektorin energjetik dhe në mënyrën e re të jetesës në sistemin elektro-energjetik të vendit. Kjo është një sipërmarrje që paguan rregullisht faturat e energjisë elektrike, por ajo për të cilën dëshiroj t’i tërheq vëmendjen publikut dhe të gjithë qytetarëve është eficenca me të cilën kompania përdor energjinë dhe i bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve që në punën e tyre të kenë mundësi të përdorin instrumente energjetikë me eficencë. Pra jo vetëm që janë shumë koshientë për pagesën e energjisë elektrike por makineritë e pajisjet dhe ndriçimi është tejet kursimtar. Më vjen mirë që jemi në një sipërmarrje për të treguar anën e mirë të gjithë kësaj reforme, korrektesën në pagesën e energjisë elektrike dhe suksesin në biznes”- tha Ahmetaj.,
Ndërsa Drejtori i OSHEE, Cela u shpreh se kjo vizitë i shërben edhe dhënies së mesazhit pozitiv se OSHEE dhe Qeveria janë mobilizuar jo vetëm për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, por edhe në përkrahjen e bizneseve të ndershme të cilat mbështesin dhe përkrahin këtë aksion të qeverisë .
TI, MJAFTON TE MOS VJEDHESH, SE TREGU I LIRI I RREGULLON VETE TE GJITHA PASTAJ.
PO I FUTE PUTRAT E TUA TE NDYRA TI, U PORDH CDO GJE.