Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Refugjatët e Ballkanit, nga vende tranziti në destinacion
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Refugjatët e Ballkanit, nga vende tranziti në destinacion
Lajmi i fundit

Refugjatët e Ballkanit, nga vende tranziti në destinacion

Elton Tafaruci
Published May 31, 2016
Share
SHARE

Vendet e Ballkanit përballen me sfidën e integrimit të emigrantëve të mbërritur në Europë nga Lindja e Mesme pas shndërrimit të ngadaltë të tyre nga vendet tranziti në shtete të destinacionit final.

Komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Niels Muiznieks, ka marrë në analizë situatën e refugjatëve duke identifikuar problemet kryesore me të cilat ndeshen këta njerëz sot në shoqëritë europiane nisur nga mungesa e kurseve të gjuhës, sistemi arsimor jo i përshtatur për fëmijët e refugjatëve, procedurat tejet të komplikuara të bashkimit familjar, procedurat e stërzgjatura të përfitimit të nënshtetësisë si dhe niveli i ulët i punësimit për të ardhurit.

Muiznienks tha për “BIRN” se problemi më i madh i vendeve ballkanike tani është fakti që emigrantët duan të qëndrojnë.

Shtetet e Ballkanit e kanë parë tradicionalisht veten si vende tranziti, por tani po kthehen gradualisht në vende destinacioni. Që gjërat të funksionojnë, politikave të integrimit dhe sidomos arsimi gjithëpërfshirës, qeveritë e rajonit do të duhet t’iu japin përparësi, thekson komisioneri.

Muiznieks shpjegon se procesi i integrimit të refugjatëve është i destinuar të rrethohet nga vështirësi, sidomos për ato shtete që nuk janë gjendur më parë në pozita të tilla.

Në Ballkanin Perëndimor, kemi një kombinim faktorësh të tjerë, kujton ai duke sjellë si shembull marrëdhëniet e brishta etnike, të cilat mund të vuajnë akoma më shumë nga rritja e ksenofobisë apo ndjenjat kundër emigrantëve. Por, zyrtari i lartë i mëshon idesë së politikave të shëndosha, integrimi është i arritshëm edhe në shtetet me burime të kufizuara, siç është rasti i Portugalisë./TCH

Elton Tafaruci May 31, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?