Gruaja me belin më të hollë në botë
Nuk është Fotoshop. Kjo është gruaja me belin më të hollë në botë. Quhet Cathie Jung dhe ka një bel me perimetër vetëm 38 cm. Mbretëresha e korseve i ka dhënë trupit të saj formën e një klepsidre. Mbajtja e një korseje për belin për vite me radhë e ka bërë atë të futet në librin e rekordeve Guinness në vitin 2007, duke u njohur si gruaja më belkëputur në botë.
Gruaja me këmbët më të gjata
Rusa Svetlana Pankratova ka hyrë në librin e rekordeve Guinness për këmbët e saj super të gjata. Pavarësisht se ajo nuk është gruaja më e gjatë në botë, mban vendin e parë për gjatësinë e këmbëve, që arrijnë në 132 cm.
Por nëse cilësohet seksi për këmbët e gjata, Pankratova është e detyruar të paguajë një çmim: vështirësinë shumë të madhe për të gjetur një palë këpucë, për shkak të masës 46 që ka këmba e saj. Pankratova ka luajtur basketboll në SHBA nga viti 1992-1995.
Në njërën nga fotot e mëposhtme, ajo është ulur pranë He Pingping, burri më i vogël në botë, me të cilin pozoi para aparatit fotografike, për të promovuar edicionin e Rekordeve Botërore Guinness për vitin 2009.
Gruaja me mjekrën më të gjatë në botë
Vivian Wheeler ngjan si burrë, por në të vërtetë është femër. Amerikanja nga shteti i Ilinoisit mban rekordin për mjekrën më të gjatë për një femër, me një gjatësi prej 27.9 cm.
Babai e ka inkurajuar Vivianën që të rruhej që në moshën 7 vjeçe, por që nga viti 1993, ajo e ka lënë mjekrën t’i rritet.
Burri me dorën më të madhe në botë
Kinezi Li Hua ka një dorë me gjatësi 25.9 cm. Ai vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet makrodaktilia. Ai i është nënshtruar një operacioni që zgjati 7 orë, ku morën pjesë 20 kirurgë.
Mjekët i hoqën atij pothuajse 5 kg mish dhe kocka gjatë operacionit. Por për të arritur në përmasat normale, atij i duhet një operacion i dytë.
Gruaja me gjuhën më të gjatë në botë
Gjermanja Annika Irmler ka hyrë në Guinness me gjuhën e saj me gjatësi 7 cm. 13-vjeçarja nga Tangstedt, pranë Hamburgut, mund të lëpijë pa problem akulloren që mbetet në fund të kaushit, për të cilën shokëve të saj u duhet luga.
Gruaja me thonjtë më të gjatë
Lee Redmond njihet si gruaja me thonjtë më të gjatë në botë. Ajo nuk ka prekur prerëse me dorë që nga viti 1979 deri në vitin 2009, kur si pasojë e një aksidenti me makinë, thonjtë iu thyen.
Gruaja nga Utah, SHBA, është kujdesur për thonjtë për 30 vjet me radhë, duke i çuar në një gjatësi prej 8.65 metër.
Burri me qimet më të gjata në vesh
Indiani Radhakant Baijpaika fituar në vitin 2003 çmimin si burri me qimet më të gjata të veshit, të cilat arrijnë në 13.2 cm.
Pasi i “kultivoi” për vite me radhë qimet e veshëve, ai pretendon të rifitojë të njëjtin çmim me gjatësinë e re, prej 25cm. Tashmë është në pritje të gjykimit të ekspertëve të Guinness-it.
Burri me hundën më të madhe
Turku Mehmet Ozyurek mban rekordin për hundën më të madhe në botë.
Ozyurek ka lindur në vitin 1949 dhe jeton ende në Artyin, Turqi.
Hunda e tij 8.8 cm është vlerësuar si më e madhja në botë nga rekordet Guinnes, në vitin 2007.
Njerëzit me më shumë gishtërinj
Dy indianët Devendra Harne dhe Pranamya Menaria ndajnë bashkë të njëjtin rekord, atë të njerëzve me më shumë gishtërinj.
Ata kanë nga 25 gishtërinj (12 në duar dhe 13 në këmbë), për shkak të një sëmundjeje që quhet polidaktilizëm.
Vetullat më të gjata në botë
Frank Ames ka një palë vetulla jo si të tjerët. Qimet e tyre arrijnë në 9.6 cm.
Në vitin 2003, ai hyri në rekordet Guinness për qimet më të gjata të vetullave, duke futur për herë të parë në këtë libër këtë kategori të re.
Dita
Mos genjeni kote! Hunden me te madhe ne bote nuk e ka turku Mehmet, por qoftelargu boshnjak Sali Karaxhic.
Ne foton.E gjata me te shkurtin disniveli i kontrastit me gjatesine eleminohet nese ato provojne te bashkengjiten nepermjet veglave sekrete te erosit.