Mungesa e jodit gjatë shtatzënisë mund të provokojë ngadalësimin e zhvillimit mendor të bebes. Sipas studimit të kryer nga universiteti Surrey, ky ngadalësim mund të zgjasë së paku 10 vjet. Analizat krahasuese kanë nxjerrë përfundimin se sa më e madhe mungesa e jodit, aq më të vogla janë rezultatet në testet që u jepen fëmijëve të moshave të vogla. Studimi është publikuar në revistën “Lancet” dhe në të theksohet nevoja e konsumimit të sasisë së nevojshme të jodit nga nënat shtatzëna, të cilat këshillohen ta marrin këtë substancë përmes ushqimeve.