Policia e shtetit ka nisur një aksion të fuqishëm në të gjithë kryeqytetin kundër lojërave të paligjshme të fatit, të cilat në jo pak raste kanë shërbyer edhe si ndezës të konflikteve të ndryshme.
Një mori forcash policore ka qenë sot pranë “Rrugës së Elbasanit” në një aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit.
Policia ka bllokuar një kazino në këtë zonë si dhe një restorant ngjitur me të, ndërsa aksioni ka vijuar edhe në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Kshtu duhet vepruar dhe jo vetem ne tirane,me forc dhe gjoba te forta.