Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: KESHILLA: Rënia e flokëve te gratë, si ta luftojmë në… tavolinë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > KESHILLA: Rënia e flokëve te gratë, si ta luftojmë në… tavolinë
Shendetesi

KESHILLA: Rënia e flokëve te gratë, si ta luftojmë në… tavolinë

anazapta
Published November 2, 2017
Share
SHARE

Rënia e flokëve është një fenomen që shumica prej nesh e hasin gjatë muajve të vjeshtës.

Mjekët thonë se rënia e rreth 80 fijeve në ditë mund të konsiderohet normale, por rritja e këtij numri mund të lidhet me tre faktorë kryesorë: stina, stresi dhe çrregullimi i ushqyerjes.

Një mënyrë e mirë për të luftuar rënien e flokëve  është ushqyerja me disa lloj ushqimesh të cilat janë të njohura për efektin e tyre pozitiv. Ja cilat janë ato:

Proteinat

Aleatët më të mirë kundër rënies së flokëve janë proteinat, të cilat gjenden me shumicë ne ushqime si vezët, gjeli i detit, bathët dhe peshku ton. Një efekt mjaft pozitiv mund të ketë edhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë hekur, një lëndë e cila ndikon kryesisht në kompaktësinë e flokut. Mungesa e hekurit shkakton hollimin dhe për pasojë edhe këputjen e fijeve. Ushqimet më të pasura me hekur janë mëlçitë, mishi i kuq etj.

Vitaminat dhe acidet yndyrore

Vitaminat B e B6 kanë një rëndësi thelbësore për shëndetin e flokëve. Vitaminat ndikojnë në forcimin e bulbit të rrënjës. Ato mund të gjenden me shumicë në drithërat integrale, vezë, majanë e birrës, grurë dhe peshk. Acidet yndyrore Omega 3 mund t’i gjejmë tek peshku dhe frutat e thata si bajamet, arrat dhe lajthitë.

Frutat dhe perimet

Jemi mësuar ta lidhim shëndetin e organizmit në tërësi me sasinë e madhe të konsumit të këtyre dy produkteve. Ato ndikojnë pozitivisht edhe për forcimin e flokut, për shkak të kripërave minerale dhe vitaminave të bollshme që kanë në përbërjen e tyre, të cilat luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen e flokut. Për këtë arsye, ato konsiderohen si shumë efektive për parandalimin e shfaqjes së thinjave.

n.s./dita

anazapta November 2, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • rezarta beshi says:
    December 3, 2013 at 2:02 pm

    Me bien flokët jashtë mase cdo ditë.me janë rralluar se tepërmi.ju lutem me thoni cduhet të bej??

    Reply
    • . says:
      November 2, 2017 at 11:26 pm

      merr hekur plus vitamina, kontrollohu per anemi, mungesa e gjakut eshte mungese hemoglobine pra hekuri.
      Merr Biotine.

      Masazho lekuren e kokes me kujdes per qarkullim gjaku me te mire si ushqyes i rrenjes flokut
      Ushqime te mira jane frutat si pjeshket e mollet e kuqe, pastaj karotat, jeshilleqet… etj

      E fundit fare, floket mbaji te shkurtra.

      Nese shkaku eshte hormonal veshtire te gjesh zgjidhje.

      Gjendja emocionale ka rendesi, renia e flokut shpesh eshte pasoje e gjendjes se keqe emocionale.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?