Kuvendi edhe sot është përfshirë nga debate të ashpra. Kulmin e arriti me replikat mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës.
Berisha e ka akuzuar Ballën se ka lidhje me trafikantët e druve në Librazhd, të cilët disa ditë më parë morën peng edhe dy gazetarë dhe disa inxhinierë.
Balla i është përgjigjur se ai është shpifës.
Balla i ka kujtuar Berishës përfitimet që ka pasur nga ndërtimet dhe i ka kërkuar që t’i thotë të birit, t’i kthejë kalin ish-bashkëshortes.
Sali Berisha:
Çfarë e ke ti atë që të arrestuan me shoferin tënd? Ortak në pluhur, po, po. Së treti, ti sillesh në këtë mënyrë se je i inkriminuar dhe ty të djeg dosja e krimit, je i vetmi në këtë sallë i akuzuar për përdhunim.
Unë jam mjek dhe se nxjerr emrin e të sëmurës, por të ti nxjerr të gjitha të dhënat këtu. Ti sillesh kështu si asnjë tjetër se ke qenë shoferi me pasaportë diplomatike i Fatos Gjurës, njëri nga trafikantët kryesor, ndaj edhe këtu korrupsioni ka avoketërit më të egër, më të shëmtuar se në çdo vend tjetër, i bën mur Koços, tani vihet në rresht e gjithë qeveria që të vidhet sa më shumë.
Taulant Balla:
Sa për përdhunime, një njeri është i përdhunuar këtu, je ti i përdhunuar nga 1 milion shqiptarë. Do përdhunohesh me shumë në ndëshkimin që do marrësh në 21 qershor.
Ti je i mërzitur se Apeli ka pezulluar një kompleks ndërtimi, që do i merrte frymën qytetetit, kompania “Gener”, tek e cila i biri i tij është ortak dhe arsyeja pse është kaq i nxehur, kjo është.
Dhe Luli i komanduar prej tij në Bashki, s’ka çfarë të bëje më, se smerr më % tënde tek kompleksi.
Të kemi thënë Sali që do të të fillojnë dhimbjet e s’do dish nga do shkosh.
Mos e përdor më foltoren si vend për jashtëqitjen tënde.
Sali Berisha:
Ti je një shpifarak që një ditë nxjerr vilën e kunatit tim, një ditë vilën… vetëm për të mbuluar pallatin pesë katësh dhe vjedhjet që bën jote motër për tendera në Elbasan dhe Librazhd. Prandaj shkon në Barcelonë ti me bileta 5 mijë euro. Vetëm për të mbuluar lidhjet që ke me Fatos Gjurat. Për sa i përket Shkëlzenit, po të them që ke marrë disa ndëshkime në gjyqe. Je shpall si shpifës profesionist. Ti nuk nxihesh se nuk ke fytyrë që të nxihesh. S’ka pas lidhje me atë kompani.
Taulant Balla:
Se si mund të jesh kaq gënjeshtar sa mund të jesh ti, nuk e di.
Apartamentin e ke të ndërtuar nga “Gener 2”.
Zyrën tënde qindra mijëra euroshe e ke po nga kjo kompani. Edhe kompleksi tek Liqeni do të ndërtohej nga kjo kompani.
Nuk ka shqiptar që mos të dijë lidhjet me Shkëlzenin.
Mos hyj në muhabete familjare.
I thuaj tët biri ta çojë kalin në Suedi.
Njeri plak i rrjedhur, tjetri burre kurve. Mjere shqiptaret nga cilet perfaqesohen…
plaku mafioz e vodhi e roptoi , e plackiti shqiperine per tete vite, e tani po mundohet te mbroje te birin para drejtesise se normale beme baba te te ngjaj e i biri me keqe se saliu po ce do ktij te fundit po i vjen dita e gjykimit
nga e trashegoj gjithe kte pasuri yt bir more zoti sali , nga yt at apo joteme …l.l vodhiiiii bashke me te atin e tani po mundohesh ta fshehesh rrezave si mi se ke frike se e rrasin brenda ne burg
Njeri I poshter qe leh si qen ne prag te ngordhjes.zhduku dhe mos na e ndy ekranin o kriminel.
Po ik o Balla boll u more me kalin e te birit te Doktor Berishes. Jeni bere si ato grate e liga ju te Ps qe mereni vetem me llafe . Sikur nuk keni pune te tjera per te bere si zyrtare qe jeni . Po ndaj po shkon shqiperia drejt hyners dhe shqiptaret po ikin per azil politik se ju nuk punoni por mereni me llathe .
Balles nuk i rrihet po nuk e fyeu njeri e sidomos Berisha