Gjatë fjalimit të gjatë të Berishës sot në Parlament për një mori çështjesh, ish kryeministri ngriti pretendimin se arka e buxhetit qe plot dhe se kishte lënë 40 milionë dollarë për Pagesat e Aftësisë së Kufizuar dhe Ndihmës Ekonomike.
“Unë ju’a lash arkën plot more. Vetëm për PAK e NE ju lashë nja 40 milion dollarë, kërkojani financës, kërkojani thesarit”, u shpreh Berisha.
Por, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj replikoi menjëherë duke e sfiduar publikisht Berishën: “Nuk merrem dot me të tëra çështjet e këtij ‘gjithollogu’ që flet sikur po e viziton sot Shqipërinë e sikur nuk e katandisi me kokëposhtë 8 vjet. Por, në një çështje e sfidoj publikisht. Financat provojnë se kur mora detyrën kishte harxhuar 96% të fondeve. Këtë arrij ta provoj gjithë ditën e gjithe natën. Nëse ke burrni, të sfidoj publikisht! Jap dorëheqjen po arrite të provosh këtë “mrekulli” financiare. Në të kundërt, largohu me gjithë rrenat e tua e na lër të menaxhojmë një situatë aspak të këndshme që na le për 165 mijë nevojtarë shqiptarë”.
Veliaj paraqiti në Parlament sërish letër-këmbimin e pas zgjedhjeve Ksera-Bode, ku provohej se fondet kishin avulluar në masën 96% dhe se shtimi fiktiv i invalidëve në fushatë qe marramendës. Po dje, ministri publikoi raportin e KLSH-së ku abuzimet qenë në vlerën 512 mijë dollarë për aktivitete si “Bota Femërore” apo “Integrimi Rom”, ndërkohë që romët dergjeshin në rrugë prej 4 muajsh me qeverinë e kaluar.
Ndërkohë, raporti i Financë-Thesarit mbështet versionin e Veliajt, Berisha ende nuk i është përgjigjur sfidës e s’ka prodhuar dot asnjë dokument për të provuar aludimet e tij.
4 ish zyrtarë të ish Ministrisë së Punës janë në gjendje arresti, ndërkohë që këtë javë MMSR-ja kallëzoi në Prokurorinë e Elbasanit 165 shkelës. Për të kërkuar ndihmë nga qytetarët, MMSR-ja ka hapur faqen denonco.sociale.gov.al, ku çdokush mund të raportojë shkelësit e skemave ekonomike.
Kam ndjekur me neveri fjalimet ne parlament. Habitem pse i japin pothuajse te gjitha fjalimet njeheresh te gjitha televizionet. Mjafton vetem nje Tv te jape “gazrat” parlamentare. Meqe nuk me pelqen te duket i pakulture “gazrat” qe nxjerrin nga goja deputet, po i quaj me falen e bukur pordhe. Kush nga deputetet pjerdh me bukur. Ka lloje te ndryshme pordhesh, Pordhe te forta dhe pa ere, pordhe te lehta femerore dhe kuterbuese. Populli habitet para pordhimeve parlamentare. “Prit kur te dale tani ai deputeti te replikoje, sa pordhe te forte do t’i beje atij qe sapo pordhi. Sa here ka pordhim ne Parlament, duhet ta imagjinosh se sa me fat je qe nuk je aty brenda. Por deputetet dhe ministrat e dy kraheve mashtuese politike, nuk ta falin qe ti s’je i pranishem aty mes tyre!!! Ti sjellin pordhet ne shtepi nepermjet Tv-se. Televizionet dhe cka ne to mezi presin sa te filloje pordhimi, se rrine rehat ca ore. Ka lloje te ndryshme pordhesh; ka pordhe te drejtperdrejta, ka pordhe horizontale dhe vertikale, ka pordhe spirale. Spiralisht pjerdh Berisha p.sh. Dhe mire bejne, kur s’ka Drejtesi, ose e kane shushatur Drejtesine qellimisht me pordhet e tyre, qe mos merret vesh asgje si perfundim. Me mire do ishte te pirdhnin ne burgje ca syresh, pas hekurave…
Senati italian e perzuri Berluskonin! Parlamenti shqiptar kalon bukur kohen me Berishen. Lerini debatet, filloni pastrimin. Fjala, fjale,fjale dhe kenge e valle me dritat e partise. Po ju terheq bukur nga hunda! Hapni dokumentat dhe dergojeni ne gjyq banden me te poshter qe ka pjelle ai vend! Zoti Rama si artist qe je, ti e di me mire se une se nuk mund te pikturosh mbi pikturen e nje piktori tjeter. Pastroje studion dhe krijo telajo te reja, perndryshe do jesh me teper pergjegjes se Berisha. Mjaft luajtet me pasa me opoziten, fillo sulmin, ndryshe do ta humbesh topin dhe Shqiperine!
Po Sala eshte mashtrues nuk duhet besuar —Sala genjen te shuan –Ben gabim ky Erjoni qe e merr seriozisht akuzat e Sales __Sala genjen si idiot