Ne gazeten ‘’Panorama’’, dt 05.04.2014 keshilltari i presidentit te Republikes Nishani,Ndriçim Kulla, ka botuar shkrimin ‘’Sulmi ndaj kreut te SHISH-it,dhe siguria Kombetare’’. Titulli me intrigoi. Prisnja te lexoja mendimet e nje keshilltari te presidentit ne lidhje me funksionet dhe arritjet e SHISH-it, ketij organi shume te rendesishem ne çeshtjet e sigurise kombetare, te mesonja per arritjet por edhe per mangesite e ketij institucioni. Me interesonte te dinja mendimin e tij sepse une personalisht shume zhvillime negative te viteve te fundit ne vendin tone i lidh edhe me mangesite ne punen e ketij organi. Nuk mund te mos konsiderohen mangesi edhe ne punen e tij disa fenomene si krimi i organizuar, korrupsioni, trafiqet e organizuara te droges, te prostitucionit, shkaterrimi i sektoreve te rendesishem te ekonomise me pretekste nga me te ndryshmet ‘’ligjore’’, ashpersimi i konkurences deri ne perdorimin e dhunes,me arme, me eksploziv e me mjete te tjera, per asgjesimin e rivaleve ne biznes. Po keshtu nuk mund te mos jete edhe dobesi e ketij organi infiltrimi ne vendin tone i shume grupeve antishqiptare, i grupeve, celulave ekstermiste fetare, sidomos i ekstremizmit te disa sekteve islamike, qe rrezikojne te devijojne permbajtjen e islamit shqiptar,te vleresuar si paqesor e bashkejetues per shekuj me rradhe. Nuk mund te justifikohet as vonesa ne zbulimin,sidomos ne parandalimin e rekrutimit te shqiptareve ne interes te fraksioneve ekstremiste islamike ne Siri, si ka ndodhur kohet e fundit. Por cfarë lexova? Lexova qe sulmi ndaj drejtuesit te SHISH-it eshte ‘’sulm i paprecedente politik, ndaj kreut te njerit prej institucioneve te …pavarura te vendit’’ etj,
Per mua,per disa arsye, nje shkrim I tille nuk ka sens.
1.E para keshilltaret e presidentit nuk futen ne debate politike qe kane te bejne me qendrimin e faktorit politik,me marredhinet mes shumices e pakices ne Kuvend. Ne me te shumten e rasteve ata percjellin ide apo qendrime te institucionit te presidentit
2.E dyta duke i dhene shkrimit karakterin e kundershtimit te qendrimeve te maxhorances se sotme,te perfaqesuesve te saj, keshilltari me shume e nxit luften mes institucionit te presidentit dhe maxhorances, pra i hedh benzine ‘’zjarrit te konfliktit politik’’ ne Shqiperi.
3.E fut presidentin ne rruge te gabuara. Keshillat, ne se presidenti i deshiron,mund te ia jape ne menyre konfidenciale,por kurresesi ai, edhe ne shtyp, nuk duhet te behet nxites i percarjes politike. Gjithesesi kjo eshte pune e tij dhe pune e Nishanit qe e ka marre keshilltar.Por nje gje duhet kuptuar.Shume zgjidhje te gabuara te presidentit,si qe skandali i mospjesmarrjes ne festimin e 5 vjetorit te anaresimit ne NATO,jo me i rendi, jane rrjedhoje e ‘’mesimeve’’qe i japin keshilltaret ‘’profesore’’.
Mundesi e kohe per tu permiresuar ka. Eshte ne te mire vendit qe pervoja te tilla te hidhen pas kraheve e presidenti te jete i te gjithe popullit,i te gjithe partive,i te gjithe besimeve fetare,i te gjithe etniteteve. Prandaj edhe eshte sanksionuar ne Kushtetute qe presidenti perfaqeson unitetin e popullit.
Letër e nënshkruar
Gani Elezi, Tiranë
C do te thote i nderuari keshilltar i presidentit me termin :shish organ i pavarur:?
A mos do te thote qe ky organ i inteligjences qe vepron ne Shqiperi dhe qe paguhet nga taksapaguesit shqiptar nuk duhet tu sherbeje shqiptarve? Apo me c duket qeveria e dale nga zgjedhjet dhe e votuar nga 1 milion shqiptare duket qe nuk u sherben shqiptarve?