Nëse fati të ka buzëqeshur dhe të ndenjurat e tua janë ulur sipër 35 miliardë fuçi nafte, në Italinë e sotme të hapen të gjitha dyert. Mjafton të prekësh telat e duhura, të shpërndash ndonjë koncension aty këtu, dhe çdo dëshirë mund të realizohet. Edhe sikur ti të jesh një diktator i pashpirt, të kontrollosh me dorë të hekurt çdo institucion të shtetit tënd, të persekutosh opozitarët, ti gjuash ata në çdo kënd të botës. Nuk ka problem, në Italinë e sotme, gjithçka është e mundur.
Si përshembull rasti i zotit Adrian Yelemessov, ambasadori i Kazakistanit, shtet ky tmerrësisht i pasur me ar të zi, dhe po aq tmerrësisht i udhëhequr nga diktatori ish-komunist Nursultan Nazarbayev. Kundërshtari kryesor i Nazarbaevit quhet Mukhtar Ablyazov, ish ministër i energjitikës, ish bankier, financuesi numër një i lëvizjeve opozitare në atdhe. Ablyazov, azilant politik në Angli, aktualisht është në përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar kokën dhe familjen nga tentakulat diplomatiko-policore të ish-shefit.
Por më 27 maj, ambasadori kazak në Itali Yelemessov, mori informata se armiku numër një i diktatorit Nazarbaev, ndodhej në Romë bashkë me gruan dhe vajzën 6 vjeçare. Për fat të keq nuk mundi të ndërsulte agjentët e tij, kështu që vendosi të përdorte policinë italiane për ti zënë pritë. Kontaktet e ambasadorit ishin në nivelet më të larta. Ai shkoi direkt tek prefekti Proccacini, shefi i kabinetit të ministrit të brendshëm, Angelino Alfanos. Nga ajo zyrë, e cila për ironi ndodhet vetëm pak hapa larg zyrës së ministrit, udhëzoi shefin e Drejtorisë Qëndrore të Antikrimit (Gaetano Chiusolo) dhe sekretarin e përgjithshëm të shefit të policisë, prefektin Alessandro Valeri. Ablyazov duhej kapur me çdo kusht, kishte mbi shpatulla një mandat arresti ndërkombëtar lëshuar nga Kazakistani dhe nga nëna Rusi (konfermuar nga Interpoli). Por kurrsesi nuk përmendej fakti që kishte përfituar azil politik në Angli dhe që do përfundonte fill tek kasapi nëse do rikthehej në atdhe. Ajka e policisë italiane as nuk e mori mundimin të zbulonte këtë rrethanë (do kishte mjaftuar një kërkim në wikipedia) por ndoshta i kishte shpatullat të ngrohta nga referencat e ambasadorit.
Gjithsesi, natën e 28 majit, mbi 50 agjentë të forcave speciale italiane Digos hynë me dhunë në vilën romane ku supozohej të gjendej Ablyazovi. Por më kot. Atje ndodhej gruaja Alma dhe e bija gjashtëvjeçare Alua. Që gjahu të mos shkonte dëm, të dyja u kapën dhe mbyllën në komisariat. Alma tregoi një pashaportë diplomatike të Republikës së Afrikës Qëndrore me mbiemrin e vajzërisë Shalabayeva (lidhjet e bashkëshortit ishin dhe janë të shumta). Tanimë qëllimi i ambasadorit kazak ishte dërgimi në azi i familjes Ablyazov. Nuk kishte zyrë ku Yelemessov të mos zgjaste duart dhe ja që nga një hallkë e drejtorisë policore anti-fallsifikim, doli një shkresë që dëshmonte se pashaporta afrikane ishte e rremë. Në një kohë rekord (48 orë) firmosej urdhëri për dëbim si klandestine e Almës dhe të bijës. Më 30 maj një avion privat nisej nga Roma në drejtim të Astanës. Mesazhi i diktatorit Nazarabaev ishte i qartë dhe kumbues: “i dashur Mukhtar, tani unë kam familjen tënde”.
E gjithja kjo histori do kalonte në heshtje nëse gjykata e shkallës së dytë të mos vendoste anullimin e dëbimit të familjes Ablyazov. Sipas gjykatësit “pashaporta diplomatike ishte e rregullt”, përfundimi i procesit në vetëm 48 orë ishte “i pazakontë”, dhe Alma dhe Alua duhet të rikthehen menjëherë në Itali sepse jeta dhe liria e tyre në Kazakistan është në rrezik.
Meqënëse faktet duhen emërtuar me fjalët përkatëse, atëhere mund të themi pa ndrojtje se ambasadori i një shteti diktatorial lindor përdori policinë dhe aparatin burokratik të një shteti demokratik perëndimor për të sekuestruar gruan dhe vajzën e armikut numër një të diktatorit.
Siç pritej skandali shpërtheu bujshëm në politikën italiane. Së pari u kërkua të binte koka e ministrit Alfano, por dorëheqja e vetme qe ajo e shefit të kabinetit Proccacini i cili akuzoi direkt eprorin se i kishte transmetuar të gjitha të dhënat. Por Alfano u mbrojt duke klithur se nuk dinte asgjë, se administrata ia kishte hedhur, se ai është totalisht i pafajshëm. Ndoshta është një gënjeshtër, ndoshta Alfano dinte por nuk mund të vepronte ndryshe për shkak të lidhjeve të ngushta midis Berluskonit dhe Nazarbayevit. Por ndoshta injoranca e tij është reale dhe atëhere me siguri Alfano është një i paaftë. Sikur ministrit ti kishin ngelur edhe pak grimca dinjitet, do largohej nga qeveria faqeskuqur. Policia e shtetit drejtohej nga nënpunësi i një diktatori për të marrë peng dy persona të pafajshëm. Egziston poshtërim më i madh?
Ka shumë gjasa që Italia të ketë sakrifikuar me vetëdije lirinë e Almës dhe të bijës gjashtëvjeçare për hir të interesave ekonomike që shtetërorja Eni (Enti Kombëtar i Hidrokarbureve) ka në Kazakistan. Dekada sakrificash dhe arritjesh në fushën e të drejtave të njeriut duket se janë flakur tutje në këmbim të furnizimit me naftë dhe gaz. Kushdo me pak pushtet dhe shumë para mund të përdhosi lehtazi kushtetutën e një demokracie: kjo është një ditë e zezë për Republikën italiane.
*Rubrika Europa
Fatmirsisht Gjykata Italiane eshte e pavarur, ndryshe ky turp per Italine do kalon sot ne heshtje fale bashkimit te votave te PD dhe PDL. E vetmja qe ngrin zerin per problemet reale te njerzve eshte Levizja e Beppe Grillos. Por cdo nisme e kesaj partie eshte hedhur poshte nga bashkimi i votave te Berluskonit me te ashtuquajturen te majte.
Ku eshte pavaresia e gjakatave italiane? Apo mbasi plasi skandali u mor nje vendim qe ne praktike ka gjithsesi vleren Zero!
E dum Shq. – si gjithe …Italia!
…dhe presimRilindje, eh, ne delet e ‘Fermes’!
E sigurte qe Ere ‘Shkerdh…kraci’ po fryn, qe po na i thone: ‘wind of change’,
eh, ky lloj ndryshimi fryn gjithanej, vetem ne delet presim ‘luge florini’ e Rilindjera!
Sa here e kemi honger? Inteligjence, nuku?!
Eh, une i mjeri!
Alamet shkrimi. Alamet rubrike.
Persa i perket titullit, me i lezetshem dhe ironik do kish qene “Republika kazake e Italise” se kshu si eshte eshte teper direkt ….gjithsesi bashkohem me mendimin e komentuesit me emrin Tiger. E vetmja gje qe vertet fuksionon dhe qe arrin ti jape akoma nje fare serioziteti Italise,jane gjykatat e pavarura nga pushteti i rradhes. te ishte per politikanet,jane kthyher thjesht ne palaço cirku.
artikull pa lidhje ……………..jetojme ne shqiperi ne o daku,,,,,,,,,,,,,nuk na plas shume se cfare bejne italianet,,,,,,,,,,,,( sqarim DIGOS jane jane forcat speciale te karabinireve te cilat jane te mireinformuara dhe te pergatitura shume nga te gjitha anet,,,,,,,nuk bejne aksione pa urdher nga lart, edhe nuk jane shiku I gjyshit brekdhjere ) hajde tung !!!!!!!!!!!!!