Reshje të pjesshme dhe masa ajrore të paqëndrueshme ditën e sotme.
Gjatë pjesës së parë të ditës, masat ajrore do të jenë të paqëndrueshme me reshje shiu në të gjithë territorin si dhe në zonat malore me reshje dëbore.
Ndërkohë që pjesa e dytë e ditës do tja lerë vendin kthjellimit të kohës, ku do të ketë alternime mes kthjellimesh si dhe vranësirash.
Përsa i përket temperaturave do të ketë ulje deri në -4°C në mëngjes si dhe në darkë, ndërsa gjatë ditës tepmeraturat do të shkojnë deri në 10°C.
Era nga ana tjetër do të fryjë e fortë në det duke arritur deri në shpejtësinë 50km/h nga drejtimi Verior-Verilindor.
j.l./ dita