Jovan Bizhyti
(Sipas kujtimeve të ish studentëve, Xhorxhi Robo dhe Miti Bozo)
Vitet nën pushtimin fashist italian, ishin vite të rënda robërimi, që populli ynë i përjetoi me dhimbje e me revolta në mbarë vendin, të cilat ishin sinjalet e para të luftës për liri e çlirim kombëtar. Në këto revolta u përfshinë kudo dhe rinia studentore, ku një vatër e rëndësishme ishin dhe studentët e Normales së Elbasanit.
Normalistët ishin kryesisht djem të ardhur nga të gjitha krahinat e vendit, ku i bashkonte jo vetëm jeta studentore, por krijuan dhe miqësi të ngushta midis tyre. Nga Myzeqeja e Lushnjës në vitet 1938-42, ishin në radhët e këtyre studentëve dhe tre djelmosha nga fshati Kolonjë i Lushnjës, Xhorxhi Robo dhe vëllezërit Nako e Miti Bozo. Ambienti në shkollë ishte shumë heterogjen, jo vetëm nga shtresat e rinisë qytetare e fshatare, por dhe nga përbërja e tyre sociale shtresore, nga familje të pasura, të mesme dhe të varfra.
Në vjeshtën e vitit 1938, në qytetin e Elbasanit qarkullonin ide komuniste të Revolucionit të Tetorit në Bashkimin Sovjetik dhe shumë të rinj studentë të Normales, kishin përqafuar idetë e “Grupit komunist të Shkodrës”, ku ndër ta u përfshinë dhe tre djelmoshat myzeqarë, Xhorxhi Robos dhe Nako e Miti Bozo. Pra, që në moshën shumë të re adoleshente, ata të udhëhequr nga bindjet e tyre dhe nën ndikimin edhe të shokëve të afër që kishin, u përfshinë në lëvizjen komuniste si militantë e përkrahës të “Grupit komunist të Shkodrës”. Ato kohë, sapo ishin përhapur idetë komuniste në Shqipëri dhe shumë të rinj e intelektualë, kishin krijuar grupe të veçanta me bindje të tilla si: “Grupi komunist i Korçës”, “Grupi i Shkodrës”, “Grupi i të rinjve të Zjarrit”, e të tjerë.
Këta të rinj myzeqarë, u lidhën fillimisht me shumë shokë, midis tyre dhe me ata të klasave më të larta e me moshë më të rritur si, me studentët nga Elbasani, Thoma Kalefi (Toma), Tomorr Sinani, (të dy dëshmor të Atdheut) e të tjerë, të cilët ishin frymëzuesit e parë që i angazhuan djelmoshat 16-17 vjeçar, Xhorxhi Robo dhe Nako e Mitit Bozo, në lëvizjen studentore kundër pushtuesve fashist dhe regjimit feudalo-monarkist të Ahmet Zogut, që e kishte lënë vendin në prapambetje e varfëri.
Thoma Kalefi, që studentët i thërrisnin “Toma”, ishte jo vetëm nga studentët e dalluar në mësime, por dhe djalë idealist i shkathët e i zgjuar. Ai kishte një bibliotekë të pasur në familje të trashëguar nga prindërit, ku djelmoshat e rinj myzeqarë ranë në kontakt me literaturën revolucionare politiko-ekonomike të kohës si, broshura “Revolucioni Francez”, “Revolucioni i Tetorit në Rusi 1917”, romani “Nëna” i Maksim Gorkit, “Materializmi Dialektik e Historik”, “Mbi zhvillimin ekonomik të vendeve perëndimore” e të tjera, që në atë kohë ishin nga librat më të kërkuara.
Pranvera e vitit 1939 ishte tronditëse për popullin shqiptarë. Lajmi u përhap me të shpejtë, se Italia Fashiste do pushtonte Shqipërinë. Si në gjithë vendin edhe në shkollën Normale të Elbasanit, u krijua një gjendje e nderë e kaotike. Disa mësues patriotë flisnin për mëmëdheun, për rilindasit, për patriotët që kishin luftuar deri në vetëmohim për pavarësinë e Shqipërisë. Po ashtu kishte dhe mësues të tjerë pro regjimit të Zogut, që flisnin për Mbretin dhe masat që kish marë pushteti i tij për mbrojtjen e vendit nga pushtuesit fashistë. Kishte dhe mësues profashist, që thoshin se Shqipëria është e vogël dhe do mbështetje, e mira është të jetë protektorat e Italisë, e teori të tjera.
Këto qëndrime krijonin çorientime tek studentët, pjesa dërmuese e të cilëve ishin ende shumë të rinj e të paformuar. Ishte pozitive, që shumica e studentëve shpreheshin të vendosur për pavarësinë e Shqipërisë, se populli shqiptarë ka vetëm një flamur kuq e zi dhe himnin e tij, “Rreth flamurit të përbashkuar”, që këndohej bashkë me këngë të tjera patriotike si: “Jam shqiptar e s’trembem kurrë”, “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Për mëmëdhenë” e tjera.
Në 6 prill 1939, në ambientet e Shkollës Normale, u hap lajmi se Mbreti Zog ka veshur opingat dhe do luftojë kundër okupatorit fashist. Filluan të regjistrohen vullnetarë për në front. Në 7 prill në mëngjes, kur studentët vajtën në shkollë, u hap lajmi se ushtria fashiste italiane ka sulmuar Durrësin, Vlorën, Sarandën dhe Shëngjinin dhe Mbreti Zog po drejton frontin e luftës për të mos lejuar ushtrinë italiane të pushtonte vendin. Studentët dolën në demonstratë, tregtarët dhe zanatçinjtë elbasanas mbyllën qepenat e dyqaneve. Populli i Elbasanit u bashkua me studentët dhe të gjithë në një gojë thërrisnin: “Duam armë për të luftuar”! Dikush nga turma tha se: “Janë hapur depot e ushtrisë buzë Shkumbinit dhe në Krastë për të shpërndarë armë”. Të gjithë grupe-grupe u sulën për atje. Kur mbritën, panë se topave dhe mortajave u kishin hequr gjilpërat e shkrepjes dhe pushkët ishin pa lloza.
Kur populli dhe studentët u kthyen të zhgënjyer nga depot e armatimit, mësuan se sapo kishte kaluar autokolona me Mbretin Zog, familja e tij dhe disa ministra të qeverisë të shoqëruar nga garda qeveritare për në arrati drejtë kufirit me Greqinë. Lajmi për të vajtur në kazermat e Shkumbinit e të Krastës ishte një kurth, për t’i lënë rrugë të lirë Mbretit që të arratisej me gjithë familjen e suitën e tij. Urrejtja dhe revolta e popullit dhe e studentave, u përshkallëzua në përmasa edhe më të mëdha. Në atë kohë po kalonte një veturë me dy ministra të qeverisë, Abdyrraman Dibra dhe Hiqmet Delvina, që mesa duket kishin mbetur pas të vonuar nga autokolona kryesore. Revolta e studentëve i mori peng dhe i mbylli në hotelin “Grand” në qëndër të qytetit të Elbasanit. Një profesor i Normales i krahut fashist, ndërhyri, largoi rojet e studentëve dhe ministrat i la të lirë në rrugën e arratisjes, ku shkoi dhe ai bashkë me ta. (Kujtime të Xhorxhi Robos, botim i vitit 2009).
Kudo populli shqiptar doli në protesta masive, por s’kishte armë, qeveria e Zogut nuk kishte marr asnji masë ushtarake, për t’i dal zot mbrojtjes së vendit. Spikati disi në këtë luftë, rezistenca e popullit të Durrësit nën drejtimin e Major Abaz Kupit dhe në Shëngjin e në Shkodër, ku drejtonte Major Spiro Moisiu, po ashtu rezistoi dhe populli i Vlorës e Sarandës, por pa sukses. Diplomati gjerman Eberhard von Pannëitz, i ndodhur ato kohë në Tiranë, i shkruan në një informacion Berlinit, për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste dhe largimin e Zogut nga Tirana. Midis të tjerave ai shkruan: “Mbreti Zog, hipur mbi kalë u largua nëpër qytet në drejtim të Saukut, ku e priste automobili, si për t’i thënë popullit që po dilte në mal për të luftuar sipas premtimit dhe nuk po arratisej”. Kjo është një dëshmi historike e një diplomati gjerman në vitin 1939. (Dr. Marenglen Kasmi, sipas arkivave gjermane, gazeta Dita, 12 prill 2015).
Po afronte 28 nëntori 1940, festa e independencës, pavarësisë së vendit, ku populli kërkonte ta festonte këtë ngjarje të rëndësishme. Të rinjtë studentë u angazhuan në shpërndarjen e trakteve, ku i bëhej thirrje popullit të Elbasanit, që këtë ditë t’a kthenin në një demostratë të madhe për kundër pushtuesve fashistë. Vëllezërit Nako dhe Miti Bozo u angazhuan me shpërndarjen e trakteve në lagjen Kala, aty ku dhe banonin me qera në një shtëpi private.
Fjala për demonstratën e madhe që po përgatitej në Elbasan, shkoi larg, deri dhe në fshatin Kolonjë të Myzeqesë. Familjet e këtyre djelmoshave u shqetësuan, pasi kishin merak për djemtë, se në demostratë mund të përdoreshin edhe armë, e mund të vriteshin njerëz. Shkoi Xha Loni, babai i Nako dhe Miti Bozos në Elbasan për të takuar djemtë. I mblodhi të tre dhe u ulën në një klub aty pranë Kalasë. Xha Loni mori për vete një dopio raki, ndërsa për çunat porositi nga një llokume, nga ato suxhukët me arra që bënte Elbasani.
-Kemi marr vesh se do organizohet një demonstratë e madhe,- u tha ai çunave.
-Po,- i thanë ata,- do jenë të gjithë studentët dhe populli i Elbasanit.
-Shumë mirë,- u tha Xha Loni,- familjet tona atje në Kolonjë janë në merak, megjithatë ju jeni të rritur tani dhe dini vet si të veproni. Jeni nga Kolonja e Myzeqesë, fshat me tradita, prandaj të merni pjesë aktivisht në demonstratë, pasi fashizmi nuk luftohet vetëm me fjalë, por duhen dhe veprime konkrete. Do vijë koha që do ngrihemi dhe në luftë me armë,- u tha ai, dhe pasi ktheu me fund gjithë dopion e rakisë, i përqafoi dhe u tha:
-Jo vetëm të merrni pjesë në demonstratë, por të jeni në ballë, kështu ju do babai, dhe u largua për në fshat. Çunat morën zemër nga porositë e Xha Lonit dhe ditën e demostratës qenë në krye nga më aktivët.
Demonstrata qe shumë e fuqishme, që tronditi nga themelet pushtetin fashist vendor në qytetin e Elbasanit. Studentët dhe intelektualë e punëtorë të qytetit, u përleshën edhe forcërisht me milicinë e kuesturës fashiste, e cila shumë nga figurat që u shquan në demonstratë, i arrestoi dhe i mbylli në qelitë e ftohta të burgut, ku ndër ta ishin dhe të rinjtë studentë, nga Kolonja e Myzeqesë, Xhorxhi Robo dhe vëllezërit Nako e Miti Bozo.
Në janarin e vitit 1942, u krijua Qarkori i Rinisë Komuniste për Elbasanin në shtëpinë e vëllezërve, Hasan e Met Bajraktari, ku i deleguar nga qendra ishte Nako Spiru, udhëheqësi kryesor i Rinisë Komuniste Shqiptare. Aty u zgjodhën drejtuesit e rinisë për qarkun e Elbasanit, ku përfshiheshin edhe studentët normalistë dhe konkretisht shokët: Tomorr Sinani, Xhorxhi Robo, Met Bajraktari, Dashnor Mamaqi, Vaskë Koleci, Hysen Lamçe e të tjerë. Ky organizim, e rriti më tej veprimtarinë patriotike ndër studentët dhe të rinjtë e Elbasanit, si dhe përgjegjësinë e të zgjedhurve në krye të kësaj lufte, që nisi nga sheshet e rrugicat e qyteteve e fshatrave, deri në fushat e malet e Shqipërisë, që nisën të mbushen me luftëtarë partizanë.
Shumë nga studentët e Normales nuk pranuan të regjistroheshin në rininë “Xhovani Fashist”, ku nisën të shkruajnë dhe parulla kundër fashizmit, grisën dhe flamurin italian, duke kënduar këngë patriotike. Kjo situatë i shqetësoi drejtuesit e Normales dhe në fillim të shkurtit 1942, erdhi në shkollë Ministri i Arsimit në atë kohë, Xhevat Korça, i cili u pritë me zhurma e protesta nga studentët. Ai i revoltuar, i shau studentët dhe njoftoi Ministrin e Brendshëm të dërgonte forca për të shtypur revoltën. Gjëndja erdhi duke u acaruar. Studentët refuzuan ushqimin, që u konsiderua si, “Greva e bukës”, ku bojkotuan mësimin dhe e përshkallëzuan demonstratën në rrugë e në sheshet e qytetit. Shkolla dhe konviktet u rrethuan nga forcat e xhandarmërisë dhe disa nga krerët drejtues të revoltës, u arrestuan. I riu student nga Kolonja e Myzeqesë, Nako Bozo (dëshmorë i Atdheut), hipi në ballkonin e shkollës dhe hoqi flamurin italian.
Pas kësaj, nisi përleshja me forcat e rendit. Disa profesorë shikonin nga dritaret për të vëzhguar studentët më aktivë e organizatorë të revoltës, që më pas u kapën dhe u burgosën në kuesturë. Me qënë se burgjet ishin të mbushura plotë e përplot, disa nga studentët e arrestuar i hipën nëpër makina dhe i shpërndanë në rrethet e tyre të shoqëruar me milicë. Shkolla Normale u mbyll për një kohë të pacaktuar dhe studentët u shpërndanë pranë familjeve të tyre.
Kur u kthyen pas një kohe në shkollë, Xhorxhi Robo ishte në vitin e fundit të Normales dhe tek porta e shkollës kish dalë lista e studentëve të përjashtuar për një vit, me të drejtë provimi në vjeshtë. Në listë veç të tjerëve, ishin dhe 5 studentë të vitit të fundit si: Xhorxhi Robo, Andrea Malo, Vaskë Koleci, Izet Hysi dhe Dhimitër Panda. U bënë disa përpjekje për t’u rikthyer në shkollë, por pa rezultat. Kur u kthye në fshatin e tij në Kolonjë të Myzeqesë, prindërit ishin të shqetësuar. Xha Kosta, xhaxhai i madh në familje e pyeti:
-Po tani në këto kushte, çfarë ke ndërmend të bësh more djalë?
-Do luftojmë fashizmin bashkë me shokët dhe me popullin tim,- u përgjigj ai.
-Të bësh luftë s’është kaq e lehtë,- i tha Xha Kosta,- duhet të kesh popullin pas vetes, të kesh pushkë, revolverë e bomba, të jesh trim dhe shumë herë nuk do flesh në krevat në shtëpi, por në mal, në fushë e në kodra si kaçak. Xha Kosta luftën e kish provuar kur ishte kaçak me Çetën patriotike të Myzeqesë të drejtuar nga patrioti Llazar Bozo, që luftonin kundër turqëve para viteve 1912.
-Çdo gjë do bëjmë,- i tha Xhorxhi,- jemi të vendosur deri sa të shporrim okupatorin, të çlirojmë Shqipërinë dhe të fitojmë lirinë e shumëpritur.
Pas Xhorxhit, u përjashtuan nga shkolla si antifashist me bindje komuniste edhe vëllezërit, Nako e Miti Bozo. Nga ajo kohë, ata së bashku dhe me shumë djelmosha dhe patriotë të tjerë myzeqarë, u vunë në krye të djemurisë së Myzeqesë së Lushnjes, ku në dhjetor 1942 u krijua Çeta e parë partizane e Myzeqesë në shtëpinë e Xhorxhi Robos në fshatin Kolonjë. Oda e madhe e miqve ishte shtruar me qilima e sixhade të leshta, ndërsa zjarri shpërndante ngrohtësi nga oxhaku që flakëronte në krye.
Xha Kosta, si më i madhi i shtëpisë, i ulur në njerën qoshe, ftoi për karshi Spiro Moisiun, Llazar Bozon, Pipi Bakallin dhe Rahman Uruçin, si më të moshuar dhe pastaj u ulën të tjerët pas tyre. Xhorxhi Robo ishte djali i shtëpisë dhe po kujdesej bashkë me shokët, Kolin, Irakliun, Nakon dhe Miti Bozon që ishin bashkëfshatarë të tij, për masat mbrojtëse në fshat e rreth shtëpisë dhe për mbarëvajtjen e atij takimi historik.
Xha Kosta u uroi mirëseardhjen djemve të luftës dhe Xhoxhi Robo si kryetar i celulës së Partisë Komuniste për Lushnjen, hapi takimin me sihariqin, se atë natë historike po krijohej Çeta e Parë partizane për Nën/prefekturën e Lushnjës, krijesa që do jepte sinjalet e para të luftës partizane, vazhdimi i së cilës do pasohej dhe nga çeta të tjera, nga batalione e brigada të një ushtrie të organizuar, që do bëhej tmerr i armikut deri në çlirimin e plotë të vendit.
Pjesëmarrës atë mbrëmje ishin plot 23 partizanë, pothuaj të gjithë të rinj. Në sytë e tyre shihej gëzim e krenari, shihej një optimizëm e besim, se kjo shkëndijë luftarake do zgjerohej e do shtrihej në gjithë Myzeqenë e në gjithë Shqipërinë. Spiro Moisiu, që ndodhej ato kohë në Lushnjë, u zgjodh një zëri këshilltar ushtarak i çetës nga përvoja e gjatë e tij në ushtri. Ai u foli partizanëve për detyrat luftarake që i prisnin në aksionet që do ndërmerrnin.
Çeta zgjodhi një zëri dhe komandantin e saj, Rahman Uruçi, patriot trim dhe i vendosur, si zv/komandant u zgjodh Vesel Ahmeti, komisar Muharrem Shabani dhe zv/komisar Hasan Gina. Në përbërje të Çetës partizane të Myzeqesë, atë natë dhjetori, përveç Spiro Moisiut, Llazar Bozos dhe Spiro Bakallit si përfaqësues i qarkorit të Durrësit, ishin të pranishëm dhe partizanët e parë: Rahman Uruçi, Xhorxhi Robo, Vesel Ahmeti, Naim Kuçi, Hasan Gina, Muharrem Shabani, Koli Ll. Bozo, Irakli Bozo, Nako Bozo, Miti Bozo, Beqo Arapi, Pasho Zoto, Sefedin Arrëza, Josif Pogaçe, Myslym Emini, Rako Gjermeni, Miti Gjermeni, Naxhi Xherahi, Loni Dhamo, Skënder Libohova, Sadik Koprencka dhe Skënder Çela. Që në aksionin e parë, çetës iu bashkangjitën dhe partizanë të tjerë nga Libofsha e fshatrat për rreth si: Nikolla Kule, vëllezërit Llaqi dhe Mihal Jano, Spiro Kule, Jovan Sema, Sefer Hajdari e të tjerë. (Historiku i luftës Nac.Çl. të rrethit të Lushnjës, botim i vitit 2005).
Dhe këta idealistë, e vazhduan me përkushtim atë rrugë të gjatë me plotë sakrifica, duke mbushur radhët dhe me qindra e qindra të rinj e patriotë të tjerë nga radhët e popullit. Në mbarim të luftës, në gërmadhat e shtëpive të djegura të fshatit Kolonjë nga fashizmi dhe bashkëpunëtori i tyre, krimineli Isa Toska, dhe kur liria e sapo aguar erdhi në vatrat shqiptare, xha Kosta nuk harroi t’i kujtonte nipit të tij, Xhorxhi Robo të porsa kthyer nga malet me gjerdanin e fishekëve në brez dhe me pushkën që mbante ende në krahë, atë bisedën e hershme kur u përjashtua nga shkolla Normale:
-Të lumtë ore djalë, vërtetë sakrifikove, le një shkollë të pambaruar, por bëre një shkollë tjetër, shkollën e luftës, që ishte shumë më e vështirë dhe me kokë në dorë. Ti së bashku me të gjithë popullin e djelmoshat partizanë, luftuat e i sollët vendit lirinë, çliruat Shqipërinë dhe kjo mbetet vepra më e madhe legjendare në historinë tonë. Ta gëzojmë lirinë, dhe e pushtoi nipin në gjoksin e tij me shumë dashuri.
Si gjithnje Studente e Elbasani-dhe ELBASANI;
PARAROJE atdhetare..!
Faleminderit penes suaj i nderuar Jovan Bizhuti, sjelle kete shkrim te perkryer,per ate peruadhe sidomos per rrethin e Lushnjes,,me ata VETERANE te nderuar,une patur fatin te bej ushterine aty, mes Viteve 50t dhe te njoh thuajse te gjithe, sa permendni ju ne shkrimin tuaj,per me teper, Deri direkt njour ish partizanet, ne takime me banore, (mbi tre vjet, ushtar ne ate repart) .Te nderin Laqi Janon,sa familiet Bozo e Robo, njohur familiarisht,pos te tjereve.Per Deshmore e rene,ne REPARTiN e R/LLokacionit,ne aktivitete te vecanta ,
Lavdi Luftes N.Cl dhe Herronjve te saj !
VO. Shkrimin tuar po e konsumoj ne biseda me *Pasues Veterane dhe dashamires atdhetare ketu ne Toronto te Kanadase,si kurre, kunder *COVIDIT*qe na ka izoluar dhe ketu.Pos kesaj Bisede ,ne qender te saj 25 Prilli,me Votimet,qe fatekqesisht,s’u be per ne Emigrantet c’duhej. Mbrodhesi Atdheut TONE.
Toromto 05-04-2021 *Pasuesi Veteran* 85 vjecar;
Guri Naimit D.(Dh Xh.)
Kur qenka bere kjo zallamahi me myzeqare ne Elbasan o Jovan,se deri me sot as kemi degjuar per kete HATA!
As Partia,as Enveri nuk e kane permendur.
Pse nuk luftuan elbasanllijte ne Durres me Abas Kupin,apo ja kishte hequr llozat Zogu?
Cpifjet e shumta kerkojne edhe emra shume,,Pikerisht kete ke bere.
Fashizmi, Komunizme e Nazizmi jane teori ekstremiste europiane te dalun nga mendimtar europian dhe te zbatume nga europiant.
Populli shqiptar per gati 500 vjet rresht ka kene nen pushtimin aziatik turk-osman dhe mbi 90 e sa perqind (%) analfabet.
Ky popull ka njofte vetem kete dallim:
Turq (musliman) dhe Kaurra (kristjan).
Ky popull nuk ka dijte me lexue e me shkru.
Ky popull nuk ia ka pase haberin ketyne teorive europiane qe rridhshin nga probleme shioqnore, qe nuk i ka pase populli shqiptar i cili ishte me shekuj nen feudalizmin aziatik turk-osman i islamizuem.
Libri kryesor qe ka njofte ky popull (vetem me te ndigjueme dhe vetem pjeserisht) ka qene KURANI arab i shekullit te VII, i kohes se mesjetes.
Prandej ky popull nuk ka pase idène e ketyne tri teorive, aqe ma shume qe ishin ekstremiste dhe as e ka pase idène as te rrymave te qendres politike, sepse nuk ka pase ate zhvillim ekonomiko-shoqnor.
Ne qofte se ka pase individ apo grupe relativisht te vogla, qe i kan njofte keto tri teori, ishin vetem ata qe kan pase kontakte me Europen dhe jo masa popullore. Pra nuk mund te thuhet se “populli shqiptar reagoi keshtu apo asht ndaj ketyne tri teorive”.
Te gjitha keto qe shkruhen tashti, jane te shkeputuna nga realiteti shqiptar. Keto teori te mbas vitit 1944 jane false, ireale pa asnji baze shoqnore.
Qyshe nga viti 1944 po i serviren artifiçialisht ketij populli teorina se demek na paska kene i vet-ndergjegjeshem per anti-ekstremizma politike si keto tri teori qe permenda ma nelt.
FALSITETE ARTIFICIALE per te ia mbushe trunin shqiptarve me prralla.
Mes Pranvere: -Me ATDHEUN jetoj-!
Shuihet nga e *qare* Himara:
E kujt eshte Himara?!
Shihet nga e qara!
Dhimbiet Iliriane
I sheh ne cdo vargje.
Me tej se pellazge!
*Fjalet permbi dhimbjet
Kur i degjon Valle?
S’te ngjajne si hijet
Qe vijne dhe ikin;
Dhe vine dhe ikin!
**Lajm te hidhur sot kam marre,
Humb nje JETE ne Himare…!
Nje jete prere ne mes
DOnte ti vinte fre harese!
Porse c’fare na paskesh ngjare;
Per te qeshur per te qare!?
I shkreti i mbylli shtepine,
Pa e shijuar rinine.
Ca ia shquajne therorine…
Te tjere e shoallin fajtor,
Zot te zesh KOKEN me dore,
Si s;e dine, kush fut,kete farre?!
Kete mjedis per ta ndare?!(1)
1.Nje konflikt fqinje jugore nxite…
Nga Libri:* Ne rruget e jetes*.Botim 2011.
Taoronto 06-04-2021 Per lexuesit: (Guri Naimit D.
Jovan, lerna rehate me krahinizmat sepse Shqiperia kurre s’ka pa hair me
krahinizmat ! Romaku I Lashte perdorte
termin :”Divide et impera” !
Shoku Jovan, lufta nuk eshte bere vetem ne kolonje nga Bozallaret e Xhorxh Robo qe per cudi jane coban si puna juaj. Ju me qellim lini permendur shume familje ne lushnje qe realisht mbajten peshe te rendesishme gjate viteve te luftes se dyte.Kjo eshte e turpshme ju vazhdoni te jepni te njejtin mesazh sic keni bere dhe ne komunizem duke mohuar shume gjera te verteta dhe duke influencuar dukshem ne percarjen fetare .