54 të vdekur dhe 88 të plagosur është bilanci i një revolte në një nga burgjet e Venezuelës. Revolta e të burgosurve të burgut të Centroccidente-s, në shtetin veriperëndimor të Venezuelës, Lara, nisi si një protestë kundër vënies në shënjestër nga ana e gardës kombëtare të një prej njësive të burgut e njohur si Uribana.