Pse thuhet më ke thyer zemrën? Sepse zemra, bashkë me trurin, janë organet më të rëndësishme të njeriut, edhe pse nuk thuhet: më ke thyer trurin. Kjo qe përgjigjia që më dha doktoreshë Klodiana Spahiu, deputete e PS, në njërën prej intervistave të realizuara gjatë ciklit të emisionit “Kush është…!?” Qesha, është më se e vërtetë! Dhe të mendosh sa shumë i referohemi zemrës, e sa pak trurit… Më ke fituar zemrën, Zemra rreh majtas, Zemër gur …
Trurin e përdorim fare pak, dhe kur e përdorim themi rëndom: Na ka ikur truri, Truri, kokërr gruri, dhe në më të mirën e rasteve Të kthejmë trurin në atdhe! A doli truri nga tranzicioni, vallë?!
Tranzicioni pjell rastësira: rastësisht e gjen veten deputet, rastësisht mentor-mendimtar, rastësisht biznesmen, rastësisht intelektual, gazetar apo shkollar… e për fat të keq, vetëm tranzicioni i tejzgjatur nuk ishte rastësi. Qe më se i qëllimshëm, pjellë e trurit diabolik të personazheve politikbërës së këtyre viteve amullike, për të “pronësuar” kësisoj këtë vend, duke ia “shkulur trurin” vendasve!
Nisi me 92-shin: “Përmbysja e madhe” qe një mbrothësim i vogël, pasi të përmbysësh do të thotë ta lesh në vend, duke e kthyer thjesht kokëposhtë një send, një të kaluar, një qeverisje: si në një letër bixhozi, ku asi mbetet as dhe mbreti mbetet mbret, sido që ta vërtisësh!
Revolucioni i heshtur, institucional dhe gjithëpërfshirës i këtij fund qershori, nuk qe një përmbysje, por një transformim si dëshmi e qartë se ky popull “ka rënë në mend” tashmë, duke rizgjuar e rigjetur brenda pashtershmërisë së vet, fuqinë që jepet përmes besimit.
Ky besim popullor teksa të var në qafë këmborën më të rëndë se ç’e ke pritur, të detyron të mos e humbasësh mendjen. Ky besim popullor, vjen bashkë me rrezikshmërinë e kumbimit të këmborës së alarmit të një revolucioni të heshtur, që lehtësisht bëhet i zhurmshëm, i dhunshëm duke të vënë përpara edhe në më pak se 4 vjet apo 4 ditë, nëse trurin e qeverisjes e zënë “mentoro-mendimtarët” e riciklueshëm në vite, që sillen rreth pushtetit si gaforet në rërë.
Shyqyr qe keni gjetur nje term si “Revulucion i heshtur” dhe keni mundesi te beni “masturbim intelektual” me te! Te gjithe keta pseudo-politikano-palacet tane nje mut jane, duke filluar nga ai krimineli qe iku (dhe paturpesisht Edi & co i urojne rruge te mbare!) e deri tek Iliri i monikes i cili do te jete numri dy i shtetit! Iliri numer dy, po, po, nga numer dy i qeverise se Sales behet numer dy i pushtetit te ri! Hajde revulucion hajde!! Per mua ky ndryshim, ne rastim me te mire nuk eshte vecse vend-numero dhe ne rastin me te keq nje regrez i demokracise dhe civilizimit shoqeror, a me thoni ju lutem ku e shikoni ju revolucionin e heshtur qe pretendon te transformoje Shqiperine?? Mos harroni se nga veprimet mafjozo-korruptive te Ilir Metes, te filmuara me vidio dhe ze, dolen ne shesh shqipetaret ku humben jeten 4 te pafajshem. Sot ky hajdut ordiner do drejtoje peseri vendin drejt vjedhjeve akoma me te medha! Turp, turp, turp per ju qe mundoheni te mbulonin mutin me shure dhe akoma me turp per çdo shqipetar te theshte e te ndershem qe prono te drejtohet nga te tille dellaverxhinje ne politike, ekonomi, apo medie !