Edhe pse ka pothuajse dyfishin e moshës së saj, J. Lo duket se përbën rrezik për Rihanën…dhe këtu nuk është fjala për xhelozi profesionale. Rihanna thuhet se është zemëruar shumë pasi i dashuri i saj, Chris Brown, dhe Jennifer Lopez ishin shfaqur shumë të afërt në një fotografi të publikuar kohë më parë në Twitter. Rihana raportohet se i ka dërguar një mesazh bukuroshes latine, duke i kërkuar që të mbajë distancë me 23-vjeçarin. Chris ka konfirmuar se është duke bashkëpunuar për një këngë së bashku me 43-vjeçaren Lopez. J-Lo aktualisht është e lidhur me balerinin Casper Smart.