Letër në Dita
Arsimi është një nga reformat më të rëndësishme që duhet ndërmarrë, ndjekur e çuar deri në fund. Tema e shkatërrimit të arsimit në Shqipëri dhe e ringritjes së tij, është një temë shumë e gjerë dhe duhet punë, profesionalizëm e vullnet për ta finalizuar. Kam frikë se këto emrat e këtyre universiteteve, që kujtdo do t’i vinte turp të kishte diplomën e tyre, do t’i rishohim. Ata do t’i vijnë vërdallë Kryeministrit dhe do të luajnë të gjitha gurët dhe paratë për të rihyrë në rreshtin e institucioneve të injorancës arsimore. Të vjen keq se ky oksimorizëm përdoret pikërisht për shtyllën e zhvillimit njerezor, që është dija dhe ndriçimi (iluminimi) dhe që merret nëpërmjet arsimit. Sa për faktin se Kryeministri po merret me reformën në arsim dhe nuk po merret me Fullanin, mendoj se duhet të merret me të dyja, dhe të ushtrojë kompetencën e tij ligjore e të qeverisë që drejton, dhe të kërkojë para parlamentit shkarkimin e Fullanit.