“Miratimi i disa kontratave koncesionare për ndërtim hidrocentralesh në qeveri, u shfrytëzua nga kryeministri Sali Berisha për të sulmuar partinë socialiste në qendrimin e saj për të riparë cdo kontratë të dhënë në këtë sektor”: tha Sali Berisha
Duke siguruar se vendimarrja e qeverisë së djathtë ka qenë ligjore, kreu i qeverisë tha se deklarata të tilla të së majtës trembin investitorët
“Me gjithë zotimit e kryeministrit të zgjedhur sic po e shpall veten z.Rama se do te anulloj cdo konçesion , kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave te veta deri në mbledhjen e fundit të saj.
Një forcë politike që me megafon zotohet që do të anuloj këtë apo atë konçesion pa paraqitur qoftë edhe një argument të vetëm dhe pa i dërguar dosjet në gjykatë, tregon që nuk ka qëllim tjetër përcec gjobëvënies” :tha Sali Berisha
Ndëra u ndal tek cështja e rritjes së rrogave dhe pensioneve ai sqaroi se vendimet e qeverisë nuk kanë cënuar programin e qeverisë që vjen në shtator.
“Cdo kontratë ,cdo vëndim është transparent dhe i plotë
Sulmet apriori kundër konçesioneve janë jashtëzakonisht të rrezikshme
Nese nga “selia mavi” cdo ditë bëhën deklarata që do të anulojmë këto dhe ato ,qindra investitor do të rezervohen shumë për të investuar paratë e tyre ne këtë vënd.
Janë në zotimin tonë për rritje rrogash dhe pensionesh
E kemi berë shtatë vite me rradhë nga viti 2006 deri sot dhe do ta bëjmë sa herë të jemi në pushtet , kjo është filozofia jonë .
Ne nuk mund të mashtrojmë shqiptarët me premtime antiglobaliste të uljes së çmimeve. çmimet nuk ulen,në një treg të lirë çmimet kanë një rritje progressive”: tha Sali Berisha
Një ditë pas zgjedhjes së Lulzim Bashës , Sali Berisha vetë tha se po drejtonte një mbledhje qeverie pa qenë kryetar i partisë demokratike. Dhe pse e bëri një ditë më parë ai sërish këtë herë edhe në emër të ministrave i uroi suksese pasuesit të tij në krye të demokratëve.
Shoku Bisha, per rishikimin e koncesioneve qe eshte zotuar Edi Rama, ka marre voten e 1 mlion qytetareve dhe do te beje transparencen e te gjitha koncensioneve te falura nga ty. Nuk ka me shoku, miku si me kunatin e Majlinda Bregut dhe te familjes ne pushtet te bejne pasurine e shqipetareve si placke tre te GABI, Shqiperia 1 euro etj, harroje koqja e kanarit, te ka dale hund leshi para o i droguar.