Rexhep Qosja
Me pikëllim e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Elsit.
Robert Elsi ishte njëri prej albanologëve me prejardhje gjermane, i cili gjithë jetën dhe gjithë dhuntinë e tij të gjithanshme krijuese ia kushtoi letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.
Robert Elsi kishte arritur të njihte letërsinë shqipe, të njihte kulturën shqiptare në gjithë shtrirjen kohore dhe hapësinore.
Robert Elsi kishte arritur të njihte dhe kishte arritur të studionte këtë letërsi dhe këtë kulturë sepse i deshi jashtëzakonisht përkushtueshëm.
Fryt i këtij përkushtimi të madh ndjenjor dhe mendor ndaj letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi është numri i madh i veprave të fushave të ndryshme të albanologjisë, që do të shkruajë e do të botojë ai.
Robert Elsi ishtealbanolog i veçantë për dy arsye: e para, pse ishte i liruar prej disa paragjykimeve prej të cilave nuk kishin qenë gjithnjë të liruar gjithë albanologët e mëdhenj të shekullit 19 a shekullit 20, dhe, e dyta, pse ishte i liruar edhe prej sentimentalizmit folklorizues prej të cilit, po ashtu, nuk ishin gjithnjë të liruar gjithë albanologët joshqiptarë dhe shqiptarë.
Robert Elsin e bëjnë albanolog të madh: shumësia e veprave të tij për letërsinë dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi; shumësia e temave dhe çështjeve që ka trajtuar; dhe qëndrimi objektiv, kritik, shkencor ndaj temave e çështjeve me të cilat është marrë.
Tani kur Robert Elsi u nda prej jetës, dhe prej nesh, mund të them me keqardhje se ne nuk ishim plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e veprës së tij shkencore e profesionale në studimet albanologjike dhe për studimet albanologjike.
Kush më pak e kush më shumë ne i kemi mbetur borxh albanologut Robert Elsi.
Posaçërisht shumë albanologut Robert Elsi i kanë mbetur borxh institucionet shtetërore shqiptare.
Por, nuk është Robert Elsi albanologu i vetëm, krijuesi i vetëm, që me aq shumë ndjenja dhe me aq shumë dhunti studiuese u ishte kushtuar historisë, letërsisë, kulturës shqiptare, popullit shqiptar, të cilit i kanë mbetur borxh këto institucione.
Ato, institucionet shtetërore shqiptare, ndoshta do t’i dalin borxhit albanologut të madh, Robert Elsi, tani mbas ndarjes së tij nga jeta dhe ndoshta jo vetëm me deklarata!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Robert Elsi.
Prishtinë, 3 tetor 2017
Disa studime fluturat e disa kombet…
Disa detet e disa qiellin…
Kush studion kombet,
ka fatkeqësinë,
te miqësohet dhe me diktatoret e kohes, se vendit…
Pse nuk duhen harruar studjuesit e qiellit ne qiell??
Albanologgu tamam i vertet nuk ka lindur ne truall shqiptar dhe i rritur shqiptar dhe qe te kete njohur thelle gjuhen shqipe edhe me dialekte. Kete gjuhe ta veshtroje, jo sikur ka huazuzar nga gjuhet rrrethuese, por qe eshte zhvilluar bashke me to ne kuadrin e marredhenieve nderkufitare qe nga Azia e Vogel deri ne Brigjet e Atlantikut dhe qe nga Brigjet e Mesdheut deri ne Brigjet e Berigut.
I VETMI REAGIM I NDJERE NGA HUMBJA
E KETIJ STUDIUESI.
GJITHE TE TJERAT JANE LOTE KROKODILI
Nje albanolog nuk mund te jete i madh nga shumesia e veprave, por nga cilesia, te cilen Elsie nuk e ka gjithmone, per shkak se nje i huaj nuk mund te depertoje dot kurre aq thelle sa nje vendas ne kulturen e nje populli, per shkaqe nga me te ndryshmet. Megjithate, faleminderit per sa beri per kulturen shqiptare.
Epo, laja borxhet, o Rexhep.
ma jepni mua borxhin per te, po mundesisht, ne euro, se ne form m..uti, do t’ja çoj, kur te shkoj ne boten tjeter . ps. po s’lat njeri pa “nderuar” more horra !? qe nga koha e rilindjes; shume pak ne kohen e zogut, shume me teper, ne kohen e enverit, ka pas vend per nderim e mburrje per njerez, te veçante, por keto 27-te vjet mynxyre, askush nuk vlen te kujtohet e te nderohet . duhet vetem nje njeri, ose njerez, te tipit messia, te lindin per te drejtuar e zhvilluar kete vend . dhe asnje nderim e mburrje, per askend, nga keta qe kemi gjalle, qe kryejne, vetem “ritin”, qe kryen edhe mender ..derri; ha nga para e nxir nga prapa .
E ke krej gabim! Ngaqe nuk paske lexuar asgje prej tij, ndoshta as emrin nuk ia kishe degjuar. Por kjo per fajin tend, e jo se ai qe i parendesishem; perkundrazi Robeqt Elsie qe ME I MADHI ALBANOLOG i dekadave te fundit. Lexo nga pak, se nuk te ben dem!