Roma fitoi sot ndaj Cagliarit me rezultat 1-3 skuadrën. Mattia Destro ishte ai që me het-trikun e tij i ka dhuruar Romës fitoren e gjashtë radhazi në Serie A.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Gervinho i cili depërtoi thellë dhe asistoi te Mattia Destro i cili shënoi lehtësisht nga afërsia (32’). Në pjesën e parë nuk pati më gola.
Roma vazhdoi lojën e bukur edhe në pjesën e dytë, teksa për golin e radhës u përkujdes Destro, i cili shfrytëzoi mirë asistimin e Radja Nainggolanit (56’).
Destro tregoi edhe një herë se ishte në formë të lartë, kur në minutën e 73-të shënoi golin e het-trikut dhe të tretin për Romën. Kësaj radhe asistoi Alessandro Florenzi.
Cagliari arriti ta shënonte golin e nderit në kohën shtesë përmes një penaltie, të cilën e realizoi Mauricio Pinilla.
Pas kësaj fitoreje, Roma ka tubuar 76 pikë, pesë më pak se Juventusi që ka një ndeshje më pak.