Familjet rome që u shpërngulën me dhunë nga banesat e tyre në zonën e Rrugës së Kavajës janë vendosur në lulishten përpara Muzeut Kombëtar, përkrah monumentit të Skënderbeut. Duke zgjedhur këtë formë proteste, ata janë shprehur të vendosur se nuk do të lëvizin që aty pa marrë një përgjigje nga kreu i bashkisë, Lulzim Basha.
Ndërkohë, sot Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka reaguar, duke deklaruar se është e gatshme t’i akomodojë familjet rome të shpërngulura në Qendrën Pritëse Kombëtare të Rehabilitimit të Familjeve Rome që ndodhet në zonën e Sharrës, afër Kombinatit.
“Kjo sipërfaqe, me Vendim të Këshillit të Ministrave, është transferuar tek Shërbimi Social Shtetëror, ku me një buxhet të Ministrisë është nënshkruar dhe kontrata për rikonstruiksionin e shtatë godinave që ndodhen në këtë Qendër. Ministria e Punës ka një bashkëpunim të ngushtë me aktivistë të Amnesty International, me Komisioneren Antidiskriminim, me shoqatat përfaqësuese të romëve dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, për të zgjidhur këtë problem kompleks, siç është strehimi i romëve dhe i shtresave të tjera vulnerable”, thuhet në deklaratë.
Duke justifikuar vonesën në reagimin lidhur me emergjencën e romëve, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u bën thirrje disa institucioneve që të mos bëhen pjesë e ndërlikimit të situatës dhe shfrytëzimit politikisht të saj.
PSE NE SHARRE? ROMET E DUAN GEZIMIN DHE QYTETIN ;CONI LULIN NE SHARRE ME SALEN DHE PUSHTETARET SE ATA DUN VDEKJEN
Unë mendoj që Saliu i Viçidolit të bëjë një VKM e t’ua lëshojë familjeve rome për banim GODINËN E KRYEMINISTRISË. Kështu ai edhe do të mbahet mend për këtë bamirësi të madhe por edhe do të ngushëllojë veten se nuk ia la Kryeministrinë EDI RAMËS.