Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thënë sot se është i kënaqur me mënyrën se si po shkon rikuperimi nga lëndimi dhe se në fushë do të duhej të kthehej për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit.
Ronaldo për shkak të lëndimit të tetivës herën e fundit ka luajtur për Realin më 2 prill në ndeshjen e parë kundër Borussia nga Dortmundi në të tetën e finalës së Ligës së Kampionëve.
“Ndjehëm më mirë, më nuk kam dhimbje dhe dëshiroj që sa më parë të kthehem në terren. Kjo do të mund të jetë të mërkurën apo në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Ronaldo për sajtin e klubit.
Ai ka shtuar se dëshironte ta ndihmonte skudrën në finale të Kupës së Mbretit, por është i lumtur që bashkëlojtarët e tij arritën ta mposhtin Barcelonën me rezultat 2:1.