Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, prej një viti është përballur me gjykatat , për çështje pronësie me deputetin e Partisë Socialiste, Tom Doshi dhe ish-deputetin demokrat, Ndriçim Babasi.
Bëhet fjalë për përvetësimin e një sipërfaqeje toke në zonën e ish-Bllokut, të njohur si bar “Rovena”. Në çështjen me nr.12155 të hapur më datë 26 qershor 2014, këngëtarja Dilo është paditur nga Ndriçim Babasi e Tom Doshi. Prona, që njihet tashmë si “Bar Rovena”, ndodhet në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 887 m2, dhe me adresë të pasurisë rruga “Vaso Pasha”. Këngëtarja ka pasur probleme në të shkuarën me këtë pronë, ku daja i saj, Agron Visha ,njëkohësisht ortak i Rovena Dilos në shoqërinë tregtare defakto “Vreto”, i ka shitur këtë pronë Doshit dhe Babasit.
Një javë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Doshit dhe ish- deputetit demokrat, Ndriçim Babasi mbi këtë pronë në zemër të Bllokut, ku ka urdhëruar këngëtaren Rovena Dilo të dorëzojë pronën. Dilo nuk e ka pranuar këtë gjë dhe e ka dërguar çështjen në Prokurori, e cila po e heton. Në një intervistë për Tema Tv, këngëtarja Rovena Dilo shprehet se prej një viti është në proces gjyqësor dhe nuk do të ndalet derisa e drejta të dalë në dritë.
“Procesi gjyqsor ka nisur para një viti. Unë jam e paditur dhe paditësit janë Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi. Këta kanë pretenduar se shtetësja Rovena Dilo ka pushtuar, zaptuar truallin prej 887 metër katror në rrugën “Vaso Pasha” që është pronë e gjyshit tim Naim Vretos. Pretendimi i tyre është që unë ta liroj këtë pronë. Mirëpo këtë truall nuk e ka zaptuar Rovena, por shoqëria tregtare defakto “Vreto” e themeluar që në vitin 2000 dhe ka 2 ortakë, Rovena Dilon dhe dajën e saj, Agron Vreto”, thotë ajo.
Këngëtarja fajëson dajën e saj, si nismëtarin e gjithë kësaj historie, duke i shitur pa dijeninë e familjes, truallin Tom Doshit dhe Ndriçim Babasit kundrejt shumës 200 mijë euro. “E gjithë kjo është prodhur nga ky person, me një aktdhurimi absulitisht të pavlefshëm. Ka bërë të vetën 30 mijë metër katror duke mashtruar dhe grabitur familjen e tij. Dhe ky person e ka grabitur vetëm për 200 mijë euro. Por, familja ime nuk ka nevojë ta shesë për kaq lekë, pasi nuk ia ka nevojën. Ne nuk kemi qenë në dijeni të shitjes. E kemi marrë vesh rastësisht e në mënyrë të papritur. Ne do ta vazhdojmë procesin gjyqësor derisa gjykata të vendosë drejtësi”, thotë Dilo.
Këngëtarja ka kërkuar edhe vëmëndjen e medias për të gjithë këtë proces. Ajo kërkon nga media të jetë transparente pasi nuk ka besim tek procesi gjyqsor. “Procesi gjyëqsor është totalisht problematik dhe për këtë kam thirrur median që gjithçka të jetë transparente”, thekson Dilo.
O kengetare injorante qe as te kendosh nuk di. Po ti te zezen e ke me dajen tend jo me Doshin e Babasin. Ata e kane blere dhe duan token e tyre…
Daja e ka mbiemrin Vreto dhe eshte i biri i pronarit te truallit Naim Vreto.Ti je Rovena Dilo,trashegimtare e rrangut te trete nga e bija dhe pas pjestimit te prones ne mbesa e nipa ty te takojne 20 m katror.Merri ato 20 m katror dhe pirdhu me gjithe media e me gjithe tallava!
o drejtesi, or trap me zile, qe tremb dynjane!
Lexoje mire dhe pastaj fol or drejtesi i dhjere qe qelb e ndyn dynjane!
Ti , drejtesi, ti cope muti qe ofendon dike pa asnje te drejte, pse fut gjuhen(llapen) ne bythe te Rovenes dhe lepin m…tin!
Pse flet dhe pergojon te tjeret, cope muti!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Edhe sikur te jete e vertete qe i takojne 20m katror sic komenton hajduti, ne baze te ligjeve europiane , nuk shitet ajo prone. O do te jene dakoerd te gjithe , o hic. S’ ka shitje.
Nuk e marrim vesh. Flitet per te njejten prone here per shitje e here per dhurim. Keto duhen sqaruar pasi nw se veprimi juridik eshte kryer ne formen e kontrates se shitjes atehere shitesi (nese sendi eshte ne bashkepronesi) detyrohej qe fillimisht propozimin per blerje duhej t’ja u bente bashkepronareve. Nese keta mbas kalimit te tre muajve nuk i jepnin pergjigje prtopozuesit atehere send blihej nga te trete si ne kete rast me ato kushte qe ju ishin ofruar bashkepronareve. Kjo eshte kerkese e ligjit (neni 204 i Kodit Civil mbi te drejten e parablerjes nga bashkepronaret). Daja i znj. Rovena para kameras u shpreh se ai ka qene pronar i vetem i truallit e bashkepronesia qendron vetem mbi objektin e ndertuar. Nese eshte keshtu e verteta atehere Rovenes e te tjereve (nese ka) ju lind e drejta te kerkojne edhe bashkepronesine mbi truallin nepermjet blerjes se detyruar nese objekti ka vlere me te madhe se trualli. Nese forma e veprimit juridik per kalimin e pronesise eshte bere si dhurim atehere kontrata nuk ka çmim. Atehere pse fltet per dhurim e ne te njejten kohe per 200 000 euro. Mundet qe shitja eshte mbuluar si dhurim per te shmangur ushtrimin e se drejtes te parablerjes nga bashkepronaret. Po te jete keshtu çeshtja eshte e humbur nga znj Rovena sepse ka nje vendim unifikues te Gjykates se Larte qe i lejon keto veprime korruptive. Sidoqofte znj Rovena duhet te kete keshillues ligjore te afte per kete çeshtje te rendesishme.
Sa per dijeni prona ndahet e barabarte per te gjithe femijet (pra ka pjese edhe mamaja e rovenes , pjese e pjestuar per sa femije kishte gjyshi vreto)
Per ta shitur duhet te bihen te githe dakort ( ben perjashtim neqoftese e Kane te ndare me dokumente)
Por ne shqiperi nuk fiton gjyqin kush ka te drejte por kush paguan me shume tek gjyqtaret ( ka ligj por ka edhe maliq) per me drejtesine e fiton rovena dilo ne qoftese ka drejtesi ne shqiperi
O Rovena,,,,,,,,!
Te kendosh eshte shume bukur ,por me i mire eshte ai qe di te kete me shume para pa kenduar fare,se sa ti qe lodhesh per para duke kenduar,,,,,,!
Rovena eshte kokrra e mashtrueses,por kesaj radhe do prese c’ka hedhur.