Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e plagosjes së avokatit Marjel Mejdi një ditë më parë në Sarandë. Policia njofton se në kërkim janë shpallur Aleks Rexha E. Fufi dhe një person tjetër me iniciale S.N.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin , në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive banale, kanë goditur me shkopinj bejzbolli avokatin 39-vjeçar, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte. Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre”, njofton policia.
o.j/dita