Kryetari i komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi dhe anëtari i Këshillit të Rregullimit të Territorit në këtë komunë, Indrit Hamiti i kërkuan gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shkak të gjendjes shëndetësore. Në seancën e ditës së djeshme kryekomunari Hysen Gashi i kërkoi trupit gjykues rishqyrtim të masës së sigurisë për shkak të problemeve me zemrën dhe diabetin. Gashi ndodhet në qeli prej 10 ditësh pasi akuzohet se bashku me shtatë vartës së tij për abuzime me ndërtimet në zonën e plazhit tek “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës. Ndërkohë që për Gashin priten rezultatet mjekësore, për vartësin e tij Indrit Hamiti është ndryshuar masa e sigurisë në “detyrim paraqitje” kundrejt garancisë prej 5 milionë lekësh.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.