Skënder Muçaj është një arkeolog i cili ka punuar në disa institucione shtetërore shqiptare që merren me monumentet e kulturës. Ai i është drejtuar DITA-s për të denoncuar punimet e kompanive private pranë Kalasë së Dorzit në Tiranë. Pasi ka shpjeguar atë çfarë është duke ndodhur dhe rrezikun që i kanoset kësaj kalaje e cila është monument arkeologjik, Muçaj zbulon dhe një fakt tronditës kur thotë se mbi 95 për qind e objekteve arkeologjike në Shqipëri janë lënë të pambrojtura në 20 vitet e fundit dhe se e gjitha është një neglizhencë e autoriteteve shtetërore dhe ministrave të Kulturës. Sipas tij, mbrojtja e të gjitha qendrave mund të realizohej nëpërmjet një plani dhe vullneti ministror brenda një viti. Por ndonëse kanë kaluar dy dekada askush nuk është përpjekur të lëvizë për marrjen e këtyre masave.
Zoti Muçaj, ju keni shprehur pranë gazetës shqetësimin tuaj mbi disa punime dhe biznese që po ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kalanë e Dorzit, duke pretenduar se kjo kala rrezikon shkatërrimin e saj. Mund të na sqaroni konkretisht çfarë ka ndodhur dhe çfarë është duke ndodhur?
Në Shqipëri, monumentet e kulturës, ku futen dhe qendrat arkeologjike, në pjesën më të madhe të tyre kanë ngelur pa zonifikim. Zonifikimi është rrethim perimetri i cili përcakton territorin rreth e qark një qendre arkeologjike dhe ka të përcaktuara qartë natyrën e kufizuar të veprimeve që mund të zhvillohen në këtë zonë. Në rastet kur mungon zonifikimi, atëherë institucionet përgjegjëse kanë të drejtë të japin leje nga më të ndryshmet, për ndërtim, punim toke, për leje minerare etj. Pra zonifikimi është procedura që kryhet nga Ministria e Kulturës si organ madhor ekzekutiv së bashku me institucionet e varësisë. Deri më sot Kalaja e Dorzit nuk ka një zonifikim të aprovuar me gjithë se ka më shumë se një vit, që procedura dhe praktika janë gati por mungon miratimi nga ministria. Kjo ka sjellë që firma të ndryshme të inerteve t’i afrohen zonës e cila si rregull duhej me doemos të ishte përcaktuar për mos të kryer asnjë punim. E njëjta kompani ka ndalur punimet pas denoncimeve në media por është rikthyer përsëri dhe ka rikthyer punimet, duke marrë lejen përkatëse në muajin Gusht 2013.
Ju si ish-punonjës deri pak javë më parë në Institutin e arkeologjisë, çfarë procedure keni ndjekur pranë instancave përgjegjëse të Ministrisë së Kulturës për të ndalur këto punime që i cilësoni si të dëmshme për kalanë?
Gjatë gjithë periudhës pasi u bë gati praktika ligjore për zonifikimin e kësaj kalaje, jam munduar së bashku me disa kolegë të Institutit të Monumenteve dhe të Agjencisë Arkeologjike, për të aprovuar përfundimisht këtë praktikë. Gjatë gjithë vitit 2013 janë bërë këto përpjekje dhe deri më tani që po flasim së bashku.
Kush e pengon aprovimin e saj?
Drejtoria e Institutit të Monumenteve duhet të betejë vendimin përkatës për t’ia kaluar ministrisë dhe më pas qeverisë.
Në kushtet kur Drejtoria nuk lëviz, ju keni bërë kërkesë direkte në ministri?
Jo, unë nuk e kam bërë këtë përpjekje direkte në ministri.
Në dijeninë Tuaj, ministrja përkatëse, a ka informacion mbi atë që po ndodh në terren tek kalaja?
Me sa di unë kanë dijeni të plotë ministrja e Kulturës, ministrja e Turizmit dhe ministri i Energjitikës. Këta tre ministra kanë informacion të plotë për problemin.
Ju si arkeolog, çfarë apeli bëni për rastin konkret?
Apelin e bëj në radhë të parë tek ministrja e Kulturës e cila duhet urgjentisht të bëjë miratimin e zonifikimit të kalasë së Dorzit. Kaq.
Ka monumente dhe arkeologjike të tjera në Shqipëri me problematikë të ngjashme?
Në pjesën më të madhe qendrat arkeologjike janë të pazonifikuara. Ashtu siç e ka problemin Dorzi ashtu e kanë dhe këto qendra të tjera.
Sa qendra janë përafërsisht në total me një status të tillë të pazonifikuar?
Një numër fare i vogël janë të zonifikuara. Me qindra të tjera janë të pazonifikuara.
Po pse ka ndodhur kjo? Si rregull ministria e Kulturës është pikërisht për të bërë këtë punë apo jo? Pse nuk është bërë sipas jush?
Kjo punë është bërë me fushata në periudha të ndryshme dhe në pjesën më të madhe janë lënë përgjysmë. Kryesisht nuk janë hipotekuar. Hipotekimi është dhe faza finale që e garanton statusin e zonifikimit.
Ka përgjegjës konkretë kjo punë zoti Muçaj? Kush është zyrtari kompetent apo ministri që ka për detyrë zonifikimin epjesës më të madhe të këtyre objekteve të mbetura pa status?
Ministri i Kulturës, përgjegjës direkt.
Nëse supozojmë se ministrja e Kulturës nis sot këtë plan për zonifikimin. Si rregull për sa kohë mbyllet procesi?
Brenda vitit.
Për të gjitha?
Po. Për të gjitha. Se ka në varësi 270 punonjës.
Sa vite kanë këto qendra që rrinë pa një status të tillë?
Deri në vitin ’90 pjesa kryesore kanë qenë të zonifikuara kurse më pas u lanë. Janë bërë vetëm 15-20 zonifikime. Të cilat përfaqësojnë më pak se 5 për qind të totalit të zonave që kanë nevojë të mbrohen.
Po thoni se në 20 vitet e fundit asnjë ministër Kulture nuk ka bërë një procedurë mbrojtje tepër të rëndësishme puna e së cilës do zgjaste vetëm 1 vit?
Fatkeqësisht kjo është situata.
dakort jam qe ngre kete shetesim ky persona, po pse nuk foli kur ishte saliu ne pushtet, apo do qe te vazhdoj punen edhe me kete pushtet dhe hiqet si denoncues. Kur te iki pushteti i rames ky do ta denoncoj qe te vazhdoj punen me psuhtetin tjeter qe do vij.
o Like,
mos fol kot kur nuk e njeh karrierën e tjetrit. ky profesori po ta kesh ndjekur vazhdimisht i ka denoncuar problemet dhe nuk e ka rruajtur shume as për Salë as Nano as për Ramë,
profesorSskenderi ska nevoj te bej lajka, dhe ska te bej me vazhdimin e punes sepse eshte punojes instituti me titull Prof.Dr, dhe del ne pension vetem kur mbush.
Kam mendimin se duhet kushtuar vemendje e madhe ne monumentet e trashegimise historike perndryshe nje dite do te na pyesin:Kush jeni Ju ? Nga e keni origjinen,Cfare historie keni ?
E kane bere kete edhe here te tjera ne Kongresin e Berlinit apo edhe ne prag te pavarsise.
Kam vene re abandonim total te objekteve arkeologjike apo historike. Shume prej tyre jane mbushur me plehra.
Kam patur rastin te vizitoj ne Jerusalem Muzeun e Holokaustit si edhe muzeun arkeologjik.
Eshte e tepert te thuhet se me cfare kulture,perkujdesje e respekti jane te eskpozuara atje reliket e tyre historike.Kleri franceskan shqiptar ka ekspozuar ne Rome me duket ne vitet 20 objekte arkeologjike te zbuluara ne truallin tone.Ambasadori gjerman ne ate kohe ne Rome pas vizites qe i beri relikeve shqiptare, ka shenuar ne librin e pershtypjeve:Sikur ti kishte Gjermania,do te shlyente borxhet e Luftes I Botnore !
Rasti i rralle ka pritur 20 vjet qe te mbledhi prova per ta denoncuar pikerisht sot, bravo njerez me dinjitet qe nuk na mungojne ore e minute, ky po qe eshte rilindas’
Është shumë shqetësuese ajo që shkruan arkeologu mbi Kalanë e Dorzit. Km qenë vetë atje dhe shpërthimi i minaave nën Kala do ta shkatërrojë atë. Instituti i monumenteve as që interesohet fare
Une mendoj se deputeti i zones, Dashamir Peza duhet te jete me i ndjeshem per prishjen e Kalase 2700 vjecare te Dorezit.